Rama ndalon ecjen në rrugë/ Mjekja në Gjermani: Këtu nuk ka masa të ashpra, ja çfarë po ndodh me vaksinën

E mërkurë, 18 Mars 2020 18:20

Aurora Dollenberg, është një prej mjekeve shqiptare që drejton një klinikë në Gjermani, dhe në një komunikim me Fax Neës, ka treguar situatën e shfaqur atje, pas përhapjes së COVID -19.
Dollenberg u shpreh se derimë tani nuk ka masa të ashpra të ndërmarra nga qeveria gjermane, e lidhur kjo ndoshta dhe me përparimin e sistemin shëndetësor atje.
Mjekja shqiptare u shpreh se pritet që të infektohet nga virusi deri në 79% e popullatës, por që me kalimin e kohës qytetarët sipas saj do të krijojnë imunitet ndaj tij.
“Situata është nën kontroll, njerëzit vazhdojnë që të lëvizin të lirë në rrugë dhe në autostrada, është mbyllur kufiri për të dalë jashtë shtetit. Masat kryesore janë marrë sa u takon qendrave spitalore, pacienteve nuk iu lejohet që të vijnë në qendër shëndetësore, në rast se kanë shenja për koronavirus. Ne i kanalizojmë ata te një qendër, që është ngritur pranë zyrave të shëndetit publik. Pacientët kalohen direkt te këto qendra, të cilat u shkojnë njerëzve në shtëpi.
Autoritetet parashikojnë që të ketë një rritje të numrit të të prekurve, janë mbyllur linjat e dyqaneve, restorantet, ka vetëm orare të kufizuara. Po rriten gjithnjë e më shumë masat, për të ulur numrin e të prekurve nga korona. Kjo është një pandemi, progresioni i deritanishëm tregon se do të ketë një prekje të popullatës nga 60-70%, tani apo në një moment të dytë.

Ne kemi si qëllim që ta ngadalësojmë, që të parandalojmë komplikacionet që mund të shfaqen pas rasteve të para. Për fatin e mirë në Gjermani nuk kemi persona të prekur në radhët e mjekëve, nga 26 viktimat, shumica e tyre kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, u shpreh mjekja shqiptare.

Më tej Dollenberg u shpreh se gjermanët e kanë marrë me sportivitet situatën, dhe kur dalin në rrugë nuk përdorin maska, veçanti përbëjnë rastet e personave që kanë shenja të sëmundjes.

Lidhur me kompaninë gjermane që është duke bërë teste për vaksinën, në rast se do të rezultojë e suksesshme, sipas Dollenberg ajo do tiu jepet të gjitha shteteve, dhe do ti shërbejë të gjithë njerëzimit.

“Njerëzit këtu nuk kanë kaluar në gjendje paniku, nuk mbajnë maska përveç personave të prekur, madje dhe tregu ka qenë i mbushur plot me njerëz, derimë tani nuk janë mposhtur nga paniku.
Kjo vaksinë po prodhohet nga një kompani gjermane, dhe janë të detyruar që këto të dhëna ti jepen menjëherë qeverisë gjermane. Në rast se ajo prodhohet do të shpërndahet tek të gjithë njerëzit.

Me kalimin në kohë ne do të imunizohemi në drejtim të këtij virusi, nuk duhet të kemi frikë, pasi ne do të kufizohemi nga një mbrojtje natyrale ndaj tij.

Unë i kuptoj masat e ndërmarra për shkak se mungojnë paisjet mjekësore në spitale, në krahasim me Shqipërinë, Gjermania nuk i ka marrë masat e tilla. Duhet diell, dhe duhet ajër i pastër. Nëse njerëzit janë në panik dhe të frikësuar, sistemi imunitar dobësohet”, tha Dollenberg.

E pyetur lidhur me debatet e mjekimit të koronavirusit, nëse njerëzit duhet të përdorin ibrufen apo paracetamol, Dollenberg dha këtë përgjigje:
Sa i takon ibrufen, që është pjesë e familjes së kortizonit ndikon negativisht në sistemin imunitar, dhe unë do të rekomandoja që të përdorej paracetamol. Gjermanët e kanë marrë me sportivitet këtë situatë, patjetër që ka një farë tensionimi, por në jetën e përditshme dhe në komunikimin njerëzor gjithçka është në rregull.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...