“Asnjë kufizim në lëvizje për…”- Kryeministri Rama sqaron fashën e orarit nga 05:00 deri në 13:00

Diel, 22 Mars 2020 14:52

Kryeministri Edi Rama siguron se të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime nuk kanë kufizime për të qarkulluar në rrugë, ndërsa fasha orare nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00, është punonjësit e shërbimit publik dhe ato privatë.

.

Kreu i qeverisë shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që merren me prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimeve.

Postimi i kryeministrit:

Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore:

🔴 TË GJITHË ATA QË PRODHOJNË DHE TRANSPORTOJNË USHQIME, NË FSHAT A NË QYTET, NUK KANË PASUR DHE NUK KANË ASNJË KUFIZIM NË LËVIZJEN E MALLIT PËR TË KRYER FURNIZIMET E NEVOJSHME TË TREGUT!

🔴 ORARI 05.00 – 13.00 KUFIZON BRENDA KËSAJ FASHA KOHORE KONSUMATORËT DHE PUNONJËSIT NË SEKTORIN PUBLIK APO PRIVAT, JO TRANSPORTIN DHE FURNIZIMIN E MALLRAVE USHQIMORE!

🔴 MIRËNJOHJE TË GJITHË PRODHUESVE, TRANSPORTUESVE DHE FURNIZUESVE TË MALLRAVE USHQIMORE, NË FSHAT E NË QYTET, QË JANË SOT GARANTËT E MËDHENJ TË REZISTENCËS POPULLORE

Login to post comments