Tenori i famshëm Placido Domingo ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai në profilin e tij në Facebook.
"Mendoj se është detyrë morale të njoftoj se jam konfirmuar pozitiv me koronavirus", ka shkruar ai.
"Unë dhe familja ime do qendrojmë në izolim, për sa kohë të jetë e nevojshme. Aktualisht të gjithë jemi në gjendje të mirë shëndetësore, por kam pasur ethe dhe shenja kolle dhe prandaj vendosa të bëj testin", shton tenori Domingo.