Dalin detaje të reja për çiftin e infektuar në Korçë, si u infektuan

Diel, 22 Mars 2020 21:05

Korça i është shtuar hartës së të prekurve me koronavirus. 3 persona janë konfirmuar pozitivë ditën e sotme sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një çift, burrë e grua si dhe një 33 vjeçar.

 

Të tre personat kanë patur temperaturë të lartë dhe janë drejtuar fillimisht në spitalin e Korcës, pas kryerjes së analizës dhe marrjes së rezultatit janë nisur mbrëmjen e së shtunës drejt infektivit në Tiranë.

Por ABC Neës ka mësuar të dhëna të reja për çiftin e infektuar me Covid 19.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se para dy javësh cifti është takuar me mbesën që është kthyer nga Italia. Pas qëndrimit disa ditë në Korçë, mbesa e çiftit është kthyer përsëri në Itali.

Çifti i të infektuarve, ka shfaqur shenjat  e Covid-19 pas largimit të mbesës.

Sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se çifti është infektuar nga mbesa e tyre e cila ndodhet në Itali.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Shqipëri është rritur me 13 persona gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të të prekurve ne 89./abcnews.al

Modifikuar më Diel, 22 Mars 2020 21:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...