Pacientët e prekur nga COVID-19 mund të kenë komplikacione në pak minuta, gjë që çon në humbjen e jetës. Keshtu ka raportuar News 24 lidhur me rastin me te fundit te pacientit qe humbi jeten nga koronavirusi, 43 vjecarin nga Kavaja.
Referuar viktimës më të fundit, një 43-vjeçari nga Kavaja, gazetari u shpreh se ai ndodhej në terapi intensive dhe me sistem të drejtuar të frymëmarrjes.
“Pas përkeqësimit të shëndetit, ka ndërruar jetë. Komplikacionet e mbrëmjes e kanë bërë të mundur që të qëndrojë në jetë, pavarësisht se ishte vendosur në terapi intensive dhe me sistem të drejtuar të frymëmarrjes. Kur pyeta mjekët pak ditë më parë lidhur me gjendjen e pacientit, më thanë se është mbi mesataren e rrezikut, ndërsa sot fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Gjatë orëve të fundit kanë ardhur shumë ambulance me të dyshuar sit ë infektuar me COVID-19. Të gjithë personat që vijnë janë në gjendje të agravuar, por jo deri në atë pipikë sa të intubohen. Ndërkohë, tek Infektivi janë edhe tre persona të tjerë mbi mesataren. Komplikacionet vijnë në pak minuta dhe e vështirësojnë jetën e pacientëve” tha gazetari.
Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...
Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...