Taulanti punon në departamentin e Radiologjisë dhe skanon pacientët që janë me simptomat e Covid19, ndërsa Entela është infermiere në repartin intensiv (reanimacion) ku pacientët janë në gjendje kritike, dhe trajtohen me respirator dhe aparaturat e oksigjenit.
Taulanti qëkur ka qenë student, ka shpikur një mbrojtëse nga radiacioni për fëmijë, e cila u aprovua nga shteti amerikan dhe zotëroj patentën për të. Në 2016-ën gjithashtu ka publikur një libër për Rezonancën e Magnetike (MRI Planning) për t’u ardhur në ndihmë studentëve të kësaj fushe.
Taulant Hoxha MBA RT (R) MR, teknolog i Rezonancës Magnetike dhe bashkëshortja e tij Entela Hoxha BSN RN Infermiere e Regjistruar, janë specialistë të shendetit njerëzor dhe punojnë në spitale të njohura në Amerikë, për të mbrojtur shëndetin e popullit amerikan. Në këtë kohë pandemie koronavirusi ata janë në vijë të parë të frontit të luftës kundër Coronavirusit Covid 19.
Z.Hoxha, jemi në kohë lufte sipas presidentit Trump dhe OBSh-së ku ju keni detyrat tuaja në shëndetësi për t’i shërbyer popullit amerkan. Më konkretisht cilat janë detyrat tuaja në këtë situatë tragjike?
Unë punoj në departamentin e Radiologjisë dhe skanojmë pacientët që janë me simptomat e Covid19, pasi virusi atakon rrugët e frymëmarrjes dhe veçanërisht mushkëritë. Për momentin jemi në gadishmëri të plotë dhe në kontakt të vazhdueshëm me CDC (Agjensia e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve). Ata na njoftojnë për çdo zhvillim të fundit të Covid19 dhe në baze të informacionit dhe udhëzimeve të CDC, ne përshtasim protokollin për trajtimin e pacientëve që shfaqin simptomat e Covid 19.
Bashkëshortja Entela, është infermiere në repartin intensive (reanimacion) ku pacientët janë në gjendje kritike, dhe trajtohen me respirator dhe aparaturat e oksigjenit. Entela gjithashtu është në gadishmeri të plotë bashkë me kolegët e saj duke dhënë maksimumin për të shpetuar sa më shumë jetë dhe mposhtur këtë virus pandemik
Në cilat spitale shërbeni dhe cilat janë disa nga problemet akute që ju përballeni në këtë kohë?
Unëpunoj nëHackensack Meridian Health Palisades Medical Center dhe bashkëshortja punon në Select Specialty Hospital. Një nga problemet që ne po ndeshemi për momentin faktikisht jo vetem ne por e gjithë Amerika, është numri i kufizuar i mjeteve mbrojtëse si maskat N95, dorezat, dhe veshjet speciale. Megjithatë spitalet tona po bëjnë punë të shkëlqyer për të na i siguruar këto mjete dhe ne po i menaxhojmë me shumë kujdes për mosshpërdorimin e tyre. Spitali gjithashtu ka marrë masa për rritjen e fluksit se pacientëve që deri tani nuk ka krijuar ndonjë problem.
Gjatë shërbimit tuaj në shendetësi në këtë kohë keni pasur raste me pacientë shqiptarë?
Jo fatmirësisht deri tani nuk kemi pasur ndonjë shqiptar me Covid19 apo me simptomat e këtij virusi.
Cilat janë këshillat tuaja si profesionistë në këtë fushë dhe a mendoni se do të zhduket së shpejti kjo epidemi globale që po merr me shpejtësi jetë njerëzish?
Higjena është mbrojtja kryesore nga ky virus. Larja e duarve me sapun për 20 sekonda, mosprekja e fytyrës (hundës, syve dhe gojës), pastrimi i sipërfaqeve dhe dorezave të derës me alkohol pasi në metale ky virus qëndron me ditë. Nëse njerezit dalin për të bërë pazaret menjëherë të lajnë duart pasi karrocat e marketeve jane vektor transmetimi i virusit. Distancimi nga njerëzit është shumë i rëndësishëm pasi jo vetëm që të mbron nga virusi, por ndërpret përhapjen e virusit Covid 19 në masë.
Për t’u mbrojtur nga ky virus duhet tëmarrim sa mëshumë Vitamin C dhe të pijmë ujë të ngrohtë me limon çdo 15 minuta. Arsyeja se pse duhet tëpijmëujë çdo 15 minuta është sepse virusi qëndron në fyt për të depërtuar në mushkëri. Duke pire ujë çdo 15 minuta, virusi transportohet në stomak ku shkatërrohet nga acidi i stomakut. Një tjetër rekomandim është gargara me ujë dhe kripë.
Besoj se së shpejti do i rikthehemi normalitetit. Qeveria amerikane po punon nonstop për mbrojtjen e qytetareve dhe po mbështet shkencën dhe mjekësinë për zhvillimin e kurës së Covid19 dhe të vaksinës për parandalimin e saj. Trump ka akorduar miliarda dollar dhe ka vënë në gadishmëri agjensitë e shëndetit dhe FDA (Agjensinëpër miratimin e ilaçeve) për miratim sa më të shpejtë të kurës dhe vaksinës së Covid 19.
Nju Jorku dhe disa shtete të tjera po bëhen shtete të frikshme me një përhapje me shpejtësi të Coronavirusit si do të parandalohet kjo epidemi që po merr jetë njerëzish?
Masat tashmë janë marrë si kudo nëpër botë me ndalesën e qarkullimit të njerëzeve. Publiku po edukohet për mënyrat e mbrojtjes dhe parandalimit të përhapjes së virusit. FDA sot aprovoi (test kit) tampon qe jep zbulon Covid 19 brenda 45minutave. Një lajm shumë i mire është se jemi shumë pranë kurës së Covid 19. President Trump lajmëroi në konferencën e shtypit të së shtunës, se Hydroxychloroquine në bashkëpunim me antibiotikun Azithromycin janë shumë efektive në luftën kundër virusit. Nga testet e bëra, 90% e pacientëve me Covid 19 u janë zhdukur simptomat dhe kane rezultuar negativ vetem 6 ditë pas trajtimit me këtë kurë.
Cili është edukimi juaj dhe si i keni ngjitur shkallët e karrierës në mjekësi?
Unëjam diplomuar me BSAST Bachelor Shkencor për Shkencat e Aplikuara dhe Teknologji nëMedical Imaging nëThomas Edison State University. Gjithashtu jam diplomuar me Master për Administrim Biznesi, specialiteti menaxhim nëFitchburg State University.
Bashkëshortja ështëdiplomuar me BSN Bachelor në Shkencat e Infermierisë.
Për të dy ka qenë e vështirë në fillim, sepse ishim studentë me kohë të plotë dhe nuk kishim mundësi të punonim shumë. Ka qenë sakrifice shumë e madhe, pasi përveç shkollës duhej edhe të shkonim nëpër spitale për të bërë praktikën deri natën vonë.
Dëshira dhe pasioni për fushën e mjekësisë na motivonte që të ecnim përpara pavarësisht vështirësive. Por në Amerikë pas sakrificës vijnë vlerësimi dhe frytet e punës. Pas diplomimit dhe specializimeve, oportunitetet kanë qenë më të mëdha për ngjitjen e shkallëve të karrierës.
Personalisht jam përpjekur të jap maksimumin për fushën e Radiologjise pasi e dashuroj si profesion. Qëkur kam qenë student, kam shpikur një mbrojtëse nga radiacioni për fëmijë, e cila u aprovua nga shteti amerikan dhe zotëroj patentën për të. Në 2016-ën gjithashtu kam publikur një libër për Rezonancën e Magnetike (MRI Planning) për t’u ardhur në ndihmë studentëve të kësaj fushe.
Sa e vështirë është për ju të dy si bashkëshortë të punoni në këto ditë të vështira dhe si e menaxhoni kohën?
Është pak e vështirë sepse në një kohë që të gjithë ndodhen pranë familjeve të tyre ne jemi në frontline, duke e luftuar pandeminë virale që ka traumatizuar gjithë globin. Për momentin të dy jemi të fokusuar në punë, pasi pacientët kanë shumë nevojë për ne në këto momente jo vetem fizikisht por edhe psikologjikisht. Në të tilla profesione sidomos në emergjencë kombëtare koha është luks dhe e kuptojmë shumë mirë njeri-tjetrin.
Keni frikë nga kjo epidemi se mos ju transmetohet nga të sëmurët?
Jo sepse ne gjithmone jemi të ekspozuar nga sëmundje edhe më të rrezikshme vdekjeprurëse. Megjithatë kujdesi është shumë i lartë dhe ndjekim protokollin e duhur në përballimin e saj. Meraku është se mos bëhem vektor transmetimi për prindërit dhe marr gjithë masat e duhura para se të dal nga spitali duke lënë uniformën në punë dhe duke bërë larjen e duarve. Ky virus është i rrezikshëm për moshat e treta dhe sidomos nëse kanë sëmundje ekzistente.
Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptar, por dhe si specialist?
Mendoj që masat e marra nga shteti shqiptar janë të domosdoshme dhe njerëzit duhen ta marrin pak më seriozisht vetëizolimin, sidomos duke parë gjendjen e rënduar ne Itali që është shume herë më e zhvilluar se Shqipëria. Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen dhe të ndjekin rregullat e vetëizolimit, sepse përbejnë rrezik jo vetëm për veten e tyre dhe familjarët, por për të gjithë qytetarët e tjerë.
Të mos harrojmë që Shqipëria është një vend i varfër dhe përshkallëzimi i situatës për shkak të pakujdesisë apo kapriçove të disa qytetarëve do e çonte vendin në kolaps total. Ndihmë nga shtetet tjera do mungonte ashtu sic i mungon Italise pasi çdo shtet do të sigurojë qytetarët e saj. Megjithatë popullsia dërrmuese janë përgjigjur më mirë seçpritej dhe po zbatojnë instruksionet e specialistëve dhe instancave qeveritare. Shpresoj që ta kalojne sa më shpejti dhe pa u rritur numri i viktimave. Fatmirësisht kura qe po zhvillohet me kombinimin e 2 ilaçeve te lartpërmendura ka dhenë shumë shpresë në bazë të rezultateve të deritanishme dhe ato ilaçe ndodhen rëndome nëpër farmaci kudo nëpër botë.
Cila ka qenë fëmijëria juaj?
Personalisht kam pasur nje femijëri të lumtur dhe më gëzon fakti që nuk kishim teknologji të zhvilluar si fëmijët sot, sepse na bënte më social dhe mendjen më pjellore. Krijonim vetë lojra nëse topi i llastikut çahej, dhe ndoshta ajo më ka ndihmuar edhe për shpikjen që bëra këtu në Amerikë.
E kishit ëndërr kur erdhet në Amerikë të punonit në fushën e mjekësisë?
Amerikën gjithmonë e kam pasur ëndërr dhe të them të drejtën se mendoja kurrë që do punoja ne fushën e mjekësisë. Kur fillova kolegjin, ne fillim u regjistrova për Computer Science (Shkencat Kompjuterike) por një student i klasës më bindi të ndërroja degë në Radiography dhe kur bëra orientimin ne Radiography u dashurova menjëherë. Pjesa tjetër është histori.
Kur keni ardhur në Amerikë?
Në Amerikë kam ardhur me ane tëllotarisëAmerikane në prill të vitit 2000, para 20-vjetësh dhe isha 19 vjeç. Llotaria më ra mua vetëm, pa familjen. Ishte një aventurë drejt të panjohurës ku realiteti ishte komplet ndryshe nga çfare dëgjoja në Shqipëri apo shikoja në televizor. Ishte një fat shumë i madh, që më ndryshoi jetën time dhe të familjes 190 gradë ku dhe njoha shoqen e jetës që kemi kaluar çdo vështirësi të jetës së bashku dhe më ka bekuar dhe dhuruar 2 djem të bukur Brian dhe Kevin që mezi presin të vizitojnë Shqipërinë.