Mbërrijnë tre ambulanca të tjera tek Infektivi, mes të dyshuarve më COVID-19 një grua (Foto)

Tuesday, 24 Mars 2020 16:34

Tre ambulanca kanë mbërritur në ambientet e Spitalit Infektiv brenda pak minutash pasditen e sotme. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se një grua ishte mes personave të dyshuar.

“Janë 3 autoambulanca të cilat kanë ardhur pothuajse në të njëjtën kohë me tre persona të dyshuar me COVID-19. Nuk e dimë nëse janë të dyshuar apo të diagnostifikuar me COVID-19, pasi gjithçka analizohet brenda në katin e parë të urgjencës. Një grua është mes tyre. Me këta të ardhur shkon në 5 numri i personave që kanë mbërritur sot në Infektiv. Zyrtarisht në spital janë 57 persona të shtruar. Nëse këta 5 persona konfirmohen, atëherë shkon në 62 numri”, tha Skëndaj në lidhje direkte nga Infektivi.

Sa i përket kreut të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili ka rezultuar i prekur nga COVID-19, gazetari tha se ai ka shkuar vetë ditën e djeshme në Infektiv me duar në xhepa dhe madje disa gazetarë i janë afruar dhe e kanë pyetur. Por nuk ka shumë detaje për gjendjen e z. Brataj, ndërkohë që vihet në dyshim dhe infektimi i task-forces ku merrte pjesë kreu i Urgjencës Kombëtare. Për më tepër ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me mediat dhe gazetarët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Login to post comments