Një poezi anonime që qarkullon në rrjetet sociale, çuditërisht e sheh epideminë e koronavirusit edhe si një zhvillim pozitiv. Natyrisht në sensing ironic. Sipas poetit popullor virusi i trembi të gjithë njëlloj, si të varfrit dhe të pasurit.
Në vijim teksti i plotë i pozisë që qarkullon në rrjet i cili iu kushtohet oligarkëve shqiptarë:
Koronavirusi dhe pasanikët.
Të gjithë i kyçe
I mbylle në pus
Të marsha të ligat
O Korona Virus.
Na e ke bërë benë
Kërkon kokat tona
E bëre miletin
Të dhjes në pantallona.
Unë të heq kapelen
Dhe ti jap gjithë pikët
Se nuk llogarite
As dhe pasanikët
Ata pasanikë
Që bënin rehat
Ti u prishe planet
U dhjeve parat
Si të menderosur
Duke qarë me lot
E hapin sundukun
Si përdorin dot
Kujtuan se me to
Do bëheshin mbretër
Tani i përdorin
Në hale për letër
U’a dhjeve paranë
U’a ke dhjerë dëngun
Shtrengoje dhe ca
Sa ti pijnë lëngun.
Ua nxive floririn
Ua bëre me bojë
Dhe u the “zuzarë”
Të gjithë jeni njësoj
Ti nuk je virus
As anomali
Erdhe me mision
Nga një Perëndi.