Profesor Tritan Kalo u ka lëshuar një recetë optimiste sot, qytetarëve shqiptarë, të trembur dhe të lodhur nga karantina prej epidemisë së koronavirusit. Mjeku i njohur ka dhënë këshillën “mos t’ju lëshojë zemra”dhe iu ka afruar këtë recetë qytetarëve.
“Një recetë mbarëkombëtare. 24 mars 2020 ora 21:00. Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik, - shkruan ai në Fb. - Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu, daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre.
Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi.Ne bashkë do t’ia dalim mbanë!!!!"