Në 'luftën' kundër koronavirusit, shkuma e sapunit është arma më efektive

E mërkurë, 25 Mars 2020 08:46

Një nga këshillat kryesore në luftën kundër koronavirusit, përpos karantinës në shtëpi, është larja e shpeshtë e duarve pas çdo veprimi ose takimi domethënës.

Mjekët dhe hulumtuesit jo vetëm mendojnë se kjo nuk është thjesht një masë higjienike bazike, por që kemi të bëjmë me një nga armët më efektive jo vetëm kundër koronavirusit, por edhe ndaj disa viruseve të tjerë, potencialisht edhe më të rrezikshëm, si hepatiti A, meningjiti etj.

Por çfarë ndodh, pse sapuni është kaq i efektshëm? Është thjesht një pasojë kimike.

Koronavirusi, poshtë pikave që e bëjnë të duket sikur mban një kurorë, ka një shtresë lipidesh, pra dhjami, që e karakterizon. Kjo veçori, e bën sapunin tejet të efektshëm ndaj këtij virusi, ashtu siç mund të ndodh me një pjatë me yndyrë, “që lahet më thjesht me sapun sesa me ujë”,  siç thotë edhe shefi i infektivit pediatrik të spitalit të Pittsburg, i intervistuar nga CNN.

Jo vetëm sapuni e pastron virusin, por sipas ekspertëve edhe “e deaktivizon atë, e pengon të hyjë në celulat e njeriut”.

Ndërkohë, është e rëndësishme të nënvizohet sesi nuk mjafton që të lahen duart me sapun, por që nga fërkimi i duarve të krijohet shkumë, sepse shkuma siguron që viruset dhe bakteret e “mbytura” nga sapuni të ikin nga trupi. Dhe kjo është edhe arsyeja pse shpesh herë larja me sapun është edhe më i rëndësishëm se larja me dezinfektantët me bazë alkooli, raporton A2.

Këto e vrasin virusin, por nuk arrijnë ta zhdukin nga trupi, si sapuni që gjejmë në çdo banjo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...