'Një komb, dy shtete, dy qëndrime', transparenca e Prishtinës dhe mashtrimi i Tiranës zyrtare

E mërkurë, 25 Mars 2020 16:38

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë se po mashtron dhe po fsheh të dhënat lidhur me situatën me pandeminë e Koronavirusit në vend.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetarit, Berisha krahason sjelljen e autoriteteve në Tiranë me ato në Prishtinë duke u shprehur: "Një komb, dy shtete, dy qëndrime".

“Një komb, dy shtete, dy qëndrime! Tirana zyrtare mashtrime, fshehje mafioze të të dhënave. Prishtina transparencë të plotë para publikut!”, shkruan Berisha ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit digjital.

Pershendetje Dr Në Kosovë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shpjegoi para kater ditesh publikisht se Kosova kishte ende 1000 tamponë për testin për koronavirusin. Pak janë. Buxheti për këtë vit u miratua në fundjavë, dhe Ministri shpjegoi dje publikisht se ishin porositur edhe 7000 tamponë të tjerë që vinë deri të hënën.

A ka informacion publik nga institucionet e Shqipërisë për gjendjen aktuale të tamponëve për testin për koronavirusin? A ka informacion publik nga këto institucione se sa janë porositur?

Login to post comments