ISHP: 33 të shëruar nga koronavirusi, mes tyre 6 mjekë dhe infermierë

Saturday, 28 Mars 2020 12:18

Me shtimin e 11 rasteve të reja të konfirmuar pozitiv ndaj COVID-19, shkon në 197 numri total i të prekurve. Por një lajm i mirë vjen për të shëruarit nga kjo sëmundje.

Silva Bino e Institutit të Shëndetit Publik, bëri me dije sot se deri tani kemi 33 të shëruar që kanë rezultuar negativë edhe pas testeve të kontrollit.

Midis tyre janë 6 punonjës shëndetësorë. Saktësisht mes të shëruarve, tre janë mjekë.

"Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Mes tyre janë 6 punonjës shëndetësor, 3 prej tyre janë mjekë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!" tha Bino.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 113 raste
- Durrës 11 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Fier 21 raste
- Kavajë 4 raste
- Korçë 12 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 4 raste
- Lezhë 4 rast
- Berat 1 rast
- Has 2 raste
- Krujë 3 raste
-Tropojë 3 raste
- Pukë 3 raste

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...