Tre qytetarë shqiptarë të bllokuar në Kroaci prej 15 marsit kontaktuan Ora News, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare për riatdhesimin në Shqipëri.
Ata tregojnë se kanë mbetur të bllokuar atje pas mbylljes së kufijve dhe nuk kanë asnjë mundësi për të qëndruar pasi nuk kanë të ardhura për të jetuar.
Siç edhe tregoi qytetari i identifikuar si Arbër Muçaj, shumicën e kohës e kanë kaluar jashtë dhe vetëm prej dy ditësh janë strehuar te një shtetas kroat.
Arbër Muçaj: Jemi nisur në datën 15 mars në Shqipëri, na kanë kthyer. Jemi tre veta, kemi dy javë që kemi mbetur rrugëve. Jemi strehuar në një shtëpi nga një kroat 75 vjeçar. Edhe sot na mban në shtëpi dhe mbetemi mes katër rrugëve. I lutemi Ambasadës të vërë dorën në zemër. Kemi kontaktuar me Ambasadën në Zagreb, u dhamë të dhënat dhe nuk kemi marrë përgjigje. Ambasadori na tha se po bën përpjekje. Nuk kemi para, sot është mundësia e fundit. Falenderojmë kroatin që na ka mbajtur dy ditë këtu, ditët e tjera kemi qëndruar rrugëve. Jemi në një fshat, afër qytetit të Vodicës. Situata këtu është problematike si në gjithë botën.Na kanë dhënë vetëm një fletë policia sa për të kryer blerje po ne nuk kemi paran as për të blerë.