Ish zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini e lideri i Partisë Lidhja ka telefonuar sot kryeminsitrin shqiptar Edi Rama për ta falenderuar për ndihmën konkrete, e solidaritetin e treguar në dërgimin e ekipit mjekësor shqiptar në ndihmë të emergjencës së koronavirusti në Itali.
"Faleminderit populit shqiptar e qeverisë së tij. Me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë shfaqën një zemërgjerësi e sensibilitet që nuk do ta harrojmë" ka thënë Matteo Salvini.
"Sapo të mbaroj emergjenca", ka premtuar ish-ministri i Brendshëhm, do të shkoj në Shqipëri të takoj Edi Ramën e popullin e tij."
Zyra e shtypit e liderit të Lidhjes ka deklaruar se raporti mes Matteo Salvinit e kryeministrit shqitpar Edi Rama është prej vitesh mjaft i mirë.
Edi Rama dhe më parë ka qënë përherë i disponueshëm për të ndihmuar Italinë në shpërndarjen e emigrantëve.
Shqipëria dërgoi një ditë më parë 10 mjekë e 20 infermierë shqiptarë, të cilët do të nisin menjëherë punën në spitalet e Breshës e Bergamos, që janë dhe territoret me numrin më të lartë të viktimave e pacientëve në kurim në repartet e terapisë intesive.
Ata mbërritën paraditen e sotmr nga Roma në aeroportin "Valerio Catullo" të Veronës.
Drejt Lombardisë ekipi shqiptar ka udhëtuar së bashku me ministrin italian të Çështjeve rajonale Francesco Boccia.
Në aeroportin e Veronës janë pritur nga Guvernatori i Lombradisë Atilio Fontana dhe zëvendësministri i brendshëm Vito Crimi.
Rajoni i Lombardisë ka regjistruar deri më tani 5944 viktima e 39 415 pacientë të infektuar.