Bashkimi Europian po përjeton një periudhë të shënjuar nga “vështirësi të mëdha”, por në të kaluarën ka përjetuar periudha “shumë më të vështira” sesa kjo aktuale me pandeminë Covid-19, përfshirë dy Luftëra Botërore”. Këtë nënvizoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste për AdnKronos.
Vendi i Shqiponjave së fundmi ka marrë OK-in pë fillimin e negociatave të anëtarit në BE, nga Këshilli Europian, së bashku me Maqedoninë Veriore.
Tani BE-ja, përballë pandemisë, po përballet me tensione shumë të forta: “Unë e kuptoj keqardhjen – nënvizon Meta – dhe ndryshimet që po ndodhin në këtë periudhë të vështirësive të mëdha”.
“Por, më lejoni t’ju them – vazhdon ai – se Europa ka kaluar periudha shumë më të vështira, përfshirë dy Luftëra Botërore në shekullin e kaluar. Është e domosdoshme që në projektin europian të kishte hapësirë, si për të mirat që sjell integrimi dhe tregu i përbashkët, por gjithashtu do të ishte e nevojshme të ruhen traditat dhe kultura, të gjitha në emër të lirisë dhe demokracisë”, përfundon Meta.