Pandemia e shkaktuar coronavirusi është një rrezik i përbashkët që kërcënon vendet dhe qytetarët tanë”. Kjo u nënvizua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në një intervistë për And Kronos, pasi vendi i tij dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali, për të ndihmuar në përballimin e pasojave të infeksionit.
“Fatkeqësisht Italia – vazhdon Meta – po paguan një çmim shumë të lartë”. Prandaj, për Shqipërinë “të qenit në ndihmë të popullit italian sot nuk është vetëm një gjest ndihme dhe solidariteti, por edhe një mundësi për të shkëmbyer përvojë për mjekët tanë të rinj dhe stafin shëndetësore, për të ndihmuar zonat më të prekura”.
“Historia e ndihmës reciproke ndërmjet popujve tanë, vazhdon Meta – daton shekuj më parë, kur shqiptarët u bënë diga që ndaloi pushtimin otoman, së pari të Italisë dhe më pas të Europës, periudhë që zgjati për shumë vite e shumë shekuj. Këtë lidhje të fortë e dëshmojnë gjithashtu Komuniteti i vjetër arbëresh në Itali që jetojnë në Siçili, Kalabri, Basilicata, Puglia, Campania, Molise, Lazio dhe Abruzzo”, por gjithashtu edhe komuniteti i ri i shqiptarëve që mbërriti në Itali pas vitit 1990, një pjesë sot qytetarë italianë, dhe rezidenteë pikërisht në zonat më të prekura nga pandemia.
“Si mund ta harrojmë – shton Meta – Italinë dhe ndihmën e saj në të gjitha krizat shqiptare nga viti 1991 deri në 1997, gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999 dhe tërmeti i fundit i 2019. Ne jemi dy vende fqinje dhe dy popuj fqinj. Unë e them shpesh, gjithçka mund të ndryshojë, por gjeografia nuk mundet ”.
Për Metën, vendet tona janë në të njëjtën varkë: “Një sukses për Italinë kundër koronavirusit do të ishte gjithashtu një avantazh i madh për Shqipërinë në luftën e saj kundër virusit”. Gjithashtu Presidenti i Republikës shqiptare shpreh “ngushëllimet e tij për të gjithë familjarët e viktimave të Covid-19 dhe autoritetet italiane”.