Mjeku i njohur, Pellumb Pipero: Numri i të infektuarve do vijë duke u ulur në Shqipëri

Hënë, 30 Mars 2020 16:04

Akoma rreziku koronavirus po mban mbyllur brenda në shtëpi githë shqiptarët. Shpresat se do të vijë duke u ulur numri i të infektuarve nga koronavirus vijnë nga specialistët.

Mjeku infeksionist, Pllumb Pipero ka dhënë një lajm shpresëdhënës gjatë një bisede telefonike me TV Fax News.
Ai tha se situata momentalisht është e qëndrueshme, ndërsa pohoi se 6 pacientë ndodhen në intubim, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

 

Pipero tha se nëse numrat e personave të infektuar do vijnë në rënie gjatë kësaj jave, kjo tregon se masat e marra kanë qenë efektive dhe të duhurat, në të kundërt sipas tij ‘faji’ do të rëndojë mbi qytetarët që nuk i kanë ndjekur rregullat.

“Më duket situatë e qëndrueshme. Situata e pacientëve është e ndryshme. Numrat e personave që shërohen janë në shtim dita-ditës, kemi persona në gjendje të rëndë apo relativisht të rëndë, kemi 5-6 pacientë të inturbuar, kemi nga ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, që jemi të rezervuar të japim informacione. Edhe ne nuk bëjmë përjashtim nga bota, edhe tek ne një 80-vjeçare është shëruar. Shumica e kalojnë në forma të lehta, duhet bashkëpunim me mjekun, kurajo. Nuk besoj se e kemi arritur pikun, kjo javë do të na tregojë, jam i bindur se kjo javë do të tregojë shumë”- shtoi Pipero.

Në Shqipëri afro 15 përqind e personave që kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid 19 janë pjesë e personelit mjekësor në disa spitale të vendit. Autoritetet bënë të ditur sot se janë 32 mjekë dhe infermier të prekur, nga të cilët 8 prej tyre janë deklaruar tanimë të shëruar, por ata do të duhet të vijojnë me vetkarantinimin për një periudhë 14 ditore. Mes mjekëve të infektuar është Drejtori i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj si dhe Drejtoresha e Operatorit të shërbimit të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami, e cila ndodhet në vetizolim.
Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se ka ndërruar jetë prej koronavirusit një pacient 79 vjeçar nga Tirana, i shtruar para një jave në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 11, numrin e personave të vdekur në Shqipëri nga COVID-19.
Në Spitalin infektiv janë 74 pacientë të shtruar nga të cilët 7 janë në terapi intensive, prej të cilëve, 4 janë të intubuar. Spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID-19, i cila deri më tani ka vetëm një pacient të shtruar.
Në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 11 persona të tjerë të prekur, të cilët u zbuluan nga 90 teste të reja. Në total, numri i të infektuarve u ngjit në 223 raste, nga 1526 teste për raste të dyshuara.Zyrtarët njoftuan për 4 persona të shëruar në 24 orët e fundit dhe gjithsej janë 44 persona janë të shëruar pas dy testeve të njëpasnjëshme të kontrollit.
Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se qytetet më të prekura janë Tirana, me 124 raste, ose 60 përqind të totalit, e pasuar nga Fieri me 23 raste dhe Durrësi e Korça me nga 14 raste secila. Në total janë 16 qytetet ku janë rregjistruar raste të personave me COVID 19. “Për rastet e zbuluara, po kryhet hetimi epidemiologjik dhe po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit” – tha zonja Fico.
Forcat e rendit dhe ushtrisë vazhdojnë të ndëshkojnë shoferë dhe këmbësorë, që kanë shkelur urdhërin e ndalim qarkullimit.
Policia ka bllokuar disa dhjetëra automjete dhe u ka hequr patentat shoferëve, ndërsa disa dhjetëra këmbësorë I dënuar me gjoba nga 100 deri në 200 dollarë, të cilët qarkullonin pa arsye të ngutshme në rrugë, lulishte e parqe, pasi shkelën urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në zona të gjelbra, në zona urbane dhe mjedise publike të hapura.
Duke filluar nga kjo e hënë, nuk do të lejohet më asnjë këmbësor të dalë për shtëtije, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë. Janë duke u ndëshkuar edhe ato njësi tregtare që nuk mbyllin dyert në oraret e përcaktuara.
Banorët kaluan fundjavën e dytë plotësisht e mbyllur për mbi 40 orë, kur policia ndaloi të gjitha format e qarkullimit në mjedise të hapura dhe nga ky fillim jave qytetarët duhet të marrin leje online për të dalë nga banesa, duke treguar shkaqet dhe adresat e lëvizjeve.

Por shpresat mbeten se gjendja do vijë duke u përmirësuar në ditët e fundit të prillit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...