Lubonja: 2 gjërat që do bëja po të isha në krye të qeverisë…

Hënë, 30 Mars 2020 17:57

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje live për News24 ka analizuar situatën me koronavirusin dhe zhvillimet më të fundit.

Lidhur me 30 mjekët dhe infermierët e dërguar në Itali, Lubonja shprehet se është nëj vendim personal i Ramës tipik operacion regjimi propagandistik pasi një gjë të tillë sot e kanë bërë vetëm Kuba, Kina dhe Rusia.

Sipas Lubonjës Rama kur ka një sistem shëndetësor të dobët në Shqipëri nuk duhet të bëjë këto veprime që të vendosin interesat e shqiptarëve para interesave vetjake për imazh nëpër botë.

Lubonja thotë se Italia pavarësisht se është shumë më e goditur se Shqipëria nuk ka masa terrorizuese dhe se nuk pengohen qytetarët të dalin të plotësojnë nevojët. Kurse në rastin e tij, Lubonja edhe pse punon nuk figuron si pensionist por për shkak të moshës ai nuk del fare dhe kështu qeveria i shkel të drejtat me masa policore.

Nëse do të ishte në krye të qeverisë Lubonja shprehet do të kishte ngritur një grup specialistësh për t’u konsultuar si dhe nuk do vendoste masa të rrepta të dhunshme polcore duke rritur ndërgjegjësimin dhe sigurinë e vetë qytetarëve.

“30 mjektë dhe infermierë drejt Italisë: “Operacion Propagandistik’’

Po unë e kam shprehur mendimin tim. Pajtohem me ata që e shikojnë si një operacion propagandistik,. Nga ata që bëjnë rëndom regjimet. Ndërkohë që keqtrajtojnë historikisht vendasit e tyre, regjimet kanë bërë gjithmonë operacione imazhi në botë.

Po të shohësh në rastin konkret, Italinë e kanë ndihmuar vende si Kina që ka përgjegjësi jo vetëm për këtë, por që është një vend regjim ka mbajtur sekret numrin e viktimave dhe zhvillimeve. E ka manipuluar. Rusia e Putinit ku dihet që drejton ai dhe I duhet imazh, edhe Kuba.

Operacion regjimi që lidhet me faktin se nëse je kaq fisnik duhet të jesh brenda vendit. Shqipëria është e 13- ta në botë sipas kombeve të Bashkuara për korrupsion. Pra të keqtrajtosh vendasit dhe të bësh mirë për Italinë është propagandë.

Përsëri kam shprehur një pakënaqësi, nuk jam solidar por kam familjen në Itali. Italia është shumë më keq e goditur dhe nuk ka këto masa policore dhunuese në një moment që shqiptarët kanë nevojë për optimizëm.

Njerëzit e gruas dalin nga shtëpia, bëjnë Pazar. Nuk i kërkohet leje policisë për të dalë. Është në dorën e qytetarëve. Po të shohësh ka qarkullim, lëvizje, autobuzët lëvizin.

Kjo që thashë unë nuk është çështje e qytetarëve, është çfarë rregullash ka vënë shteti italian. Mund të jenë të papërgjegjshëm, nuk janë marrë masa të tilla në Itali. Për të siguruar 100% që nuk do na zërë është vdekja, pra të vdesim të gjithë që mos ja ngjisim njëri- tjetrit.

Ka një ekuilibër, duhet një balancim edhe të aspektit psikologjik. Dhe jo të izolohemi duke u terrorizuar. Italia nuk i ka marrë këto masa sepse nuk i pranon pbulike. Ka 12 milionë italianë që marrin ilaçe për depresionin, pra ka afet negativ psikologjik tek kjo, tek fëmijët.

Tani padyshim që izolimi ka ndikuar, nuk e dimë sesa. Izolimi është i mirë. Por për masa, Shqipëria ka numër shumë të vogël të vdekurish. Dikush do na thotë ju shpëtova unë. Por dëmet ekonomike dhe të tjera janë përpara për t’u parë.

Një nga arsyet pse ne, jemi izoluar kështu dhe kemi pranuar këtë dhunë po themi këtë heqje të drejtash elementare është se na thuhet nga qeveria, edhe njëri- tjetrit për gjendjen që kanë spitalet po të shpërthejë atëhere nuk kemi shpëtim. Kur t’i na mbyll kaq keq kur nuk ke mjekë, se kemi vendi më pak mjekë në Europë, t’i bëke këtë akt që çon mjekë aty. Mos jemi ne më humanë se gjermanët, francezët, austriakët?

Argumenti im është që këtë sakrificë po e bëjmë për veten, apo për propagandë. Në çdo vend të botës, nuk janë suedezët më budallenj se ne. Kur të mbarojë historia kjo do të jetë një debat i hapur, sa do vdesin, sa na shpëtoi. Kjo mbyllje nuk është në asnjë vend të Europës. Më kanë marrë njerëz nga Shkodra se kanë frikë të dalin në rrugë, t’I çojnë traktorit që i ka mbetur në fushë t’i vendosin një filtër sepse qeveria i vendos gjobë.

Njerëzit e kanë të vështirë të gjithë të lidhen me e-albania. Ka njerëz që nuk kanë lidhje me këtë. Kam folur me njerëz nga gjithë Europa.

Lidhur me mbylljen kaq ekstreme e bëjmë nga frika e gjendjes spitalore. Kujdes njëçik me mjekët kur e ke këtë gjendje. Mbyllja totale ekonomisë. Në Gjermani punojnë 4 orë. Ndërmarrja u paguan 50%, dhe 30% nga shteti. Ka forma të ndryshme që duhen diskutuar dhe jo vetëm prej frikës të vendosen.

Nuk po them gjënë më të drejtë duhet një debat mbi specialistët, një balancë pasi ne që po shpëtojmë veten sikur na duket dhe mund të vdesim nga uria dhe njerëzit mos pyesin më por të sulen në supermarkete.

Padyshim që e kam ndjekur, por s’mund të jem dakort me ato që thonë mediat italiane. Se Italia ka mbështetut BS me disa imazhe të rreme. Pra kur keqtrajton të tijtë, mos bëj operacion fisnik me Italinë. Vetëm regjimet çojnë ndihma, duhet edhe Italia duhet të reflektojë. Kuba dihet, Kina dihet, Putini dihet. Borxhi paguhet në kohën e duhur, edhe nëse ke borxhin. Borxhi mund të paguhet edhe me një solidaritet në këtë rast. Jo në kurriz të vendit tënd. Kush i ka marrë vendimet. Edhe kubanezët, edhe kinezët, edhe rusët. Nuk del Putin me një letër në italisht për Italinë, siç doli ky joni. Por I dërgon qeveria, por kjo është propagandë personale e Ramës pasi ka kapur gjithë pushtetet. Pasi ne nëse e paraqesim si shpëtimtarët të shqiptarëev por edhe të Europës nuk e dimë se çfarë mund të na bëjë nesër ky.

Regjimet i bëjnë metoda qeverisjeje këto. Nesër të heq të drejtën e  protestës, të drejtën e fjalës, të kontrollon më shumë, siç është folur për drone të kontrollohet lëvizja e njerëzve. Këto janë gjëra që bota i sheh.

Kjo krizë tregoi dështimin e Europës, është Europa e Bankave dhe jo e solidaritetit. Tregoi krizën, interesi pa kufij dhe harrohet komuniteti. Nuk e gjej kursesi kundërpeshën ndaj kësaj, ilaçin tek regjimet autoritare, që janë shumë herë më shtypëse.

‘’Dy gjërat po të isha në krye të qeverisë…’’

Po të isha unë në krye të qeverisë, nuk e di çfarë masa do merrja. Por do kisha ngritur një grup specialistësh që të konsultohesha, do të evitoja metodat e dhunës dhe do të rrisja vetëndërgjegjësimi ne shqiptarëve dhe sigurinë dhe jo atë që shqiptarët e duan me hu që të marrin vesh.

Masat pastaj janë sipas gjendjes. I kuptoj ata liderë botërorë që kanë thënë në fillim është si grip por edhe Trump që njihet si figurë që sot po e demonizojnë prap ai del me një specialist të fushësh, dhe numër specialistësh që të bindin.

Nëse personalizohet si Rama që merr vendime vetë, e para mund të gabosh, e dyta rrit rrezikun e autoritarizmit. Kjo është përgjigjia ime.”- tha Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...