‘’Duhet t’ja lërë në dorë situatën ekpertëve’’, Lubonja: Kryeministri përcjell mesazhe ankthi, Meta ka qetësi, nuk flet për dhunë

Hënë, 30 Mars 2020 19:15

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje live për News24 ka kritikuar komunikimin e Edi Ramës duke thënë se kryeministri flet me ankth dhe për metoda të dhunshme.


Na ana tjetër ai i ka bërë apel kryeministrit të dalë më pak në komunikime dhe t’ja lërë në dorë situatën ekspertëve. Po ashtu ai ka vlerësuar Presidentin Meta për qëndrimin e qetë, të besueshëm dhe ëq nuk flet për metoda të dhunshme.

 
 

”Në Itali më shumë të vjetër se unë kanë mundësi të dalin të blejnë dhe unë duhet t’I kërkoj Policisë 24 orë leje para se të dal. T’i më detyron të paraqitem në Polici dhe orarin kur do dal. Kjo ndikon në sëmundje. Imuno- depresiv. Depresioni që krijohet nga këto mbyllje dobëson imunitetin. E bën virusin më të fortë për të ardhur tek ne. Bota jep optimizën dhe shpresë, të dëgjojmë këngë të Moxartit, të lidhemi me njëri- tjetrin, mundësisht edhe të lëvizim rrotull shtëpisë, të marrim ajër duke ngjitur shkallët sepse numri i të vdekurve nga imuno- depresioni, që lidhet me sëmundjet e tjera do të jetë shumë i madh. Prandaj duhen specialistë. Po të kesh ndjekur mesazhet e kryeministrit, janë mesazhe me ankth, panik dhe kërcënim. Ka ndryshim me Ilir Metën. Meta ka një qetësi, nuk flet për dhunë, për metoda të dhunshme për t’i mbyllur njerëzit. Ka më shumë besim.

Ka të bëjë sa me psiqikën e tij, me ankthet e tij personale dhe i projekton të tjerëve. Ankthet mund të lidhen dhe me sëmundjen e tij që mund të jetë më i rrezikuar. Pra duhet t’ja lërë në dorë ekspertëve duhet të ketë institucione.

 

Atëhere, në orën 18:00 del kreu i Emergjencës Civile dhe një tjetër në krah dhe ka përballë gazetarë që rrinë në distancë dhe jep info. E ditës dhe më pas është I hapur për gazetarët.

Këtu na del një zv/ministr që bën një deklaratë dhe s’ka gazetarë që bëjnë pyetje. Është metodë autoritare, është e gabuar pasi thotë na dëgjoni ca po ju themi ne.

I mençur është ai që ndërron mendim, ai që nuk ndërron është budalla. Kryeministir nuk duhet të dalë duke folur me njerëzit dhe t’I thotë që ti duhesh mbyllur në banjo dhe të lexosh se je injorant. As mediat nuk duhet ti’I japin. Kryeministri duhet të dalë më rralë dhe duhet të dalë vetëm atëhere kur ka bërë një mbledhje me ekspertët dhe ka një ndryshim vendimi, për situatën e lëvizjes apo dhe për ata mjekët në Itali. Kjo kërkonte një debat. Nëse dini dikush të jetë konsultuar unë nuk e di, unë nuk e besoj. Këtë avantazh ka demokracia, ka shumë mendime e opsione që përplasen dhe del më e mira. Diktaturat kanë që një i merr vendimet, qoftë dhe I lajthitur lajthit gjithë popullin. Nis nga Enver Hoxha dhe gjithë këto 30 vite në forma më të buta që merre një parti pushtetin merre tjetra.”- tha Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...