Zyra e BE në vendin tonë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që sot në orën 20:00 të mbrëmjes të bashkohen për të duartrokitur heronjtë që përballen me koronavirusin.
“Duartrokasim sonte për profesionistë të kujdesit shëndetësor, studiues, zjarrfikës, policë dhe të gjithë ata që janë atje duke luftuar kundër Covid19”, shkruan në Twitter zyra e BE.
Disa ditë më parë të njëjtën gjë qytetarët e bënë edhe me thirrjen e qeverisë shqiptare.