Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bën me dije se administrata amerikane, përmes USAID/Albania, po bashkërendon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ndihmën për autoritetet shqiptare të shëndetësisë në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Sipas ambasadës amerikane, USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera.
‘Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total’, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.