Më shumë se 20 qytetarë shqiptarë janë bllokuar në doganën e Kakavijës që prej orë 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Mes tyre ka dhe fëmijë, thotë denoncuesi i cili ka sjellë edhe pamje videot nga situata në doganë
Moti i keq dhe i ftohti po kthehet në një torturë për shqiptarët që janë riatdhesuar nga Greqia.
Njëri nga personat ishte nisur për të shkuar në varrimin e babait, por nuk e arriti dot.