Bashkimi Shqipëtar i Organizatave Të Personave me Aftësi Të Kufizuara i kërkon qeverisë shqiptare të marrë sa më shpejt masa për ti ardhur në ndihmë këtij grupi shoqëror, që më shumë se kushdo tjetër po vuan pasojat e COVID-19.
Përmes një deklarate publike, ata i bëjnë thirrje qeverisë, vecanërisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që në aktet ligjore e nënligjore, të mbajnë parasysh nenin 11 Të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ratifikuar nga shteti Shqiptar, i cili përcakton qartë detyrimet për mënyrën e trajtimit të këtyre personave në raste emergjence, fatkeqësie apo lufte.
"Sot një numër i konsiderueshëm i personave me aftësi të kufizuar, janë të rrezikuar nga Covid-19 për shkak të sëmundjeve që ato mbartin, por mjaft prej tyre që jetojnë të vetëm, mund të rrezikohen edhe nga uria. I bëjmë thirrje të gjithë kryetarëve të Bashkive, vecanërisht administratorëve të njësive administrative që të verifikojnë me përparësi gjendjen e këtyre personave, pasi ata i kanë të gjitha të dhënat e nevojshme për ti identifikuar", thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Deklaratë e plotë:
Bashkimi Shqipëtar i Organizatave Të Personave me Aftësi Të Kufizuara
Shprehim shqetësimin e thellë e të jashtëzakonshëm të të gjithë llojeve të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri për pasojat e rënda të situatës në të cilën po kalojmë.
Media dhe të gjithë aktorët e tjerë, kryesisht ata vendimmarrës, kur flasin për persona në nevojë duhet të mbajnë parasysh grupin e atyre me nevoja ekstreme, ku me përparësi bëjnë pjesë personat me aftësi të kufizuara.
I bëjmë thirrje qeverisë, vecanërisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që në aktet ligjore e nënligjore, të mbajnë parasysh nenin 11 Të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ratifikuar nga shteti Shqiptar, i cili përcakton qartë detyrimet për mënyrën e trajtimit të këtyre personave në raste emergjence, fatkeqësie apo lufte.
Sot një numër i konsiderueshëm i personave me aftësi të kufizuar, janë të rrezikuar nga Covid-19 për shkak të sëmundjeve që ato mbartin, por mjaft prej tyre që jetojnë të vetëm, mund të rrezikohen edhe nga uria.
I bëjmë thirrje të gjithë kryetarëve të Bashkive, vecanërisht administratorëve të njësive administrative që të verifikojnë me përparësi gjendjen e këtyre personave, pasi ata i kanë të gjitha të dhënat e nevojshme për ti identifikuar.
Gjithashtu duam ti bëjmë thirrje organizatave për personat me aftësi të kufizuar, duke ju kujtuar atyre se “ligji 93/2014 i ka përcaktuar si organizata që ofrojnë shërbime dhe përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuar, që të tregojnë vullnetin dhe angazhimin e tyre serioz për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara”, pasi ky është një moment jo vetëm i vecantë, por edhe shumë domethënës.
Ne shprehim besim të plotë në të gjitha përpjekjet që po bëhen, se populli shqipëtar do t’ia dalë me sukses kësaj sfide të jashtëzakonshme e të panjohur më parë.
Për organizatat anëtare ?????
Presidenti Dr. Av. Sinan Tafaj