Nga 15 testime, 12 persona rezultojnë me COVID-19 në Shkodër

E Enjte, 02 Prill 2020 23:18

12 nga 15 persona kanë rezultuar pozitivë nga testet e COVID-19 të kryera në Shkodër.

Burime pranë DSHP Shkodër bëjnë me dije se, në bazë të rezultateve, 12 qytetarë rezultojnë mbartës të Koronavirusit në qytetin e Shkodrës, raporton Syri.net.

Të gjithë personat pozitivë kanë lidhje me dy banorët e Shkodrës në lagjen Kiras dhe Dobrac, të cilët u diagnostifikuan me COVID-19 gjatë ditës së sotme.

 

Me 12 personat në fjalë, numri total i të prekurve në qytetin e Shkodrës shkon në 22, ndërsa në të gjithë qarkun plot 26.

 

Ndërkohë pritet edhe përgjigja e Ministrisë së Shëndetësisë.

Login to post comments