Mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero është shprehur në emisionin “Opinion” se koronavirusi pritet të arrijë pikun në vendin tonë gjatë kësaj jave.
Mjeku shprehet se duke iu referuar të dhënave të deritanishme, javën e ardhshme do të ketë shifra të qëndrueshme. Pipero thotë se në javën e dytë të këtij muaji, pritet që numri i të infetkuarve të ulet
Në çfarë të epidemisë jemi?
Unë besoj që në këtë javë do të arrihet piku, janë dhe dy-tre ditë për tu mbyllur kjo javë, java që vjen do të jenë shifra të qëndrushme, me luhatje të vogla. Nuk besoj se do të kemi rritje të madhe. Në javën e dytë të prillit unë besoj fortë se numrat do vinë duke u ulur, është e vështirë të bësgh parashikime të sakta.
Pse ne kemi numrin më të lartë të vdekjeve në rajon?
Nuk është e vërtetë, numri më i lartë është në Itali. Jo të gjithë personat që kanë komplikacine mund të shpëtohen, pavarësisht profesionalizmit. Është parë që të moshuarit dhe ata të sëmurë kronik janë më të rrezikuar. Tek ne shërimet janë optimiste dhe përtej parashikimeve tona, në ditët në vijim do të shërohen akoma. 90% personave nuk kanë shenja fare por që mund ta trasmetojnë sëmundjen, 80% e të sëmurve e kalojnë në forma të lehta. Në rast se personat me rrisk të madh tregojnë kujdes maksimal dhe të rinjt tregojnë kujdes, atëherë kalojnë shumë lehtë.
Pipero tha se në spitalin infektiv po përdoren një sërë terapish për personat e prekur nga koronavirus. Ai u ndal edhe tek hidroksiklorokina e cila u miratua së fundi me shpejtësi nga FDA si një portokoll mjekimi në SHBA, kombinuar edhe me azitromicinën. Pipero tha se hidroksiklorikina ka ardhur edhe në Shqipëri e tashmë ka filluar të përdoret tek disa pacientë.
“Hidroksiklorokina është futur prej një jave dhe presim të kemi rezultatet e para”, tha Pipero që pohoi se ecuria duket pozitive. Ndërkohë ai shtoi se për vaksinën duhet të presim të paktën edhe një vit.
“Personalisht nuk kam ndonjë shpresë të madhe, që këtë vit mund të kemi një vaksinë efektive, vaksina mund të dali nga fundi i vitit dhe të jetë në përdorim për njerëzit nga marsi I vitit tjetër”, tha Pipero. / Opinion.al