Italia në karantinë të paktën deri në 1 maj

Premte, 03 Prill 2020 20:28

Kreu i Mbrojtjes Civile Italiane Angelo Borrelli ka deklaruar dje se qytetarët do të jenë “Në shtëpi për shumë javë të tjera”. Për të parandaluar që zinxhiri i infeksioneve të mos zgjerohet, është e nevojshme të mbahet “ashpërsia maksimale” të paktën deri më 1 maj.

Borrelli në një intervistë për Radio Capital është shprehur se “Situata aktuale ka pak më shumë frymëmarrje në ambientet shëndetësore dhe kujdesit intensiv të cilat po lehtësohen nga një ngarkesë ditore pune jashtëzakonisht e lartë. Kjo është një situatë që na lejon të menaxhojmë emergjencën me më pak probleme”.

Por, ai ka shtuar se, “kjo erdhi për shkak të ndalimeve absolute që u vendosën dhe që duhet të vazhdojnë. Ne duhet të shkojmë përpara me ashpërsinë maksimale”, ka thënë ai. Një qarkore e Ministrisë së Brendshme thotë që “Ajrimit për fëmijët nuk është i autorizuar. Duhet të respektoni rregullat dhe të qëndroni në shtëpi”.

I pyetur se Pas Pashkëve, a do të vijojë mbyllja në shtëpi deri më 1 maj Borreli ka thënë: “Besoj se do të jetë kështu, nuk mendoj se situata do të kalohet deri në atë datë. Ne do të duhet të qëndrojmë në shtëpi për shumë javë”.

Pas këmbënguljes së gazetarit e a mund të ketë edhe një “fazë 2”, që do të thotë bllokim deri më 16 maj, Borrelli është përgjigjur: “Nëse tendenca nuk ndryshon, mund të jetë e mundur.

Kjo do të varet nga të dhënat. Situata tani është e palëvizshme, duhet të presim kur fillojë rënia”. Deri atëherë ai ka thënë se qytetarët duhet të mësohen me përdorimin e maskave.

Borrelli është shprehur se “kemi pasur një shpërthim kërkese për to, veçanërisht për përdorim kirurgjikal. Besoj se kërkesa është rritur 20-30 herë, kemi arritur në 100 milion maska ​​në muaj si kërkesë për sistemin shëndetësor”.

E gjithë kjo kërkesë nuk mbulohet nga kapaciteti aktual prodhues në vend. Për këtë arsye është kërkuar rritja e prodhimit kombëtar, por njëkohësisht duke e vazhduar importin e maskave nga jashtë, veçanërisht nga Kina.

Login to post comments