VIDEO/Xhemal Gjunkshi publikon pamjet nga Dibra: Pensionistët në rradhë , rrëzojnë propagandën e ndyrë Qeveritare !
Ish deputeti i PD për qarkun e Dibrës publikon pamje nga qyteti i Peshkopisë ku tregohet se si pensionistët presin në rradhë për të marrë pensionin e tyre duke shkelur çdo masë të marrë kundra COVID-19 dhe sipas tij, duke rrëzuar propagandën e qeverisë.
Sipas Gjunkshit, dibranët mezi dolën nga "karantina" 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e Covid-19 .
Postimi i plotë i Xhemal Gjunkshit:
Pensionistët në rradhë , rrëzojnë propagandën e ndyrë Qeveritare !
Sikur të mos mjaftonte stresi dhe kufizimet nga koronavirusi, qytetarët e Dibrës patën mangut edhe borën dhe temperaturat e ulëta të prillit .
Dibranët mezi dolën nga "karantina" 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e covid19 .
Të pamundur presin qeverinë ...qeverinë e rraskapitur nga korrupsioni e që është dorëzuar përpara ;
?Qytetarëve të pa punë
?Të punësuarve në biznesin e vogël
?Bujqve dhe fermerëve
?Përpara të sëmurëve invalidë
?Përpara pensionistëve
Prej tre ditësh pensionistët dalin e rrinë në sportelet e postës për të marrë pensionet...
Dalin dhe rrezikojnë veten jo vetëm nga koronavirusi , por edhe nga gjobat .
Janë të detyruar të dalin vetë pasi , posta shqiptare nuk po jua dërgon në shtëpi siç shohin në TEATRIN QEVERITAR në ekran.