“Na tregon arkivolët e Iranit”, Vasili: Rama kërkon të vendosë pushtetin e Ajotollahëve, tradhtoi shqiptarët në ditën më të vështirë

Premte, 03 Prill 2020 20:32

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” kritikon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai po tradhton shqiptarët në ditën më të vështirë.


Vasili shprehet se Rama kërkon të vendosë pushtetin e Ajotollahëve, ndërsa vlerëson se Shqipëria e shqiptarët nuk do sakrifikohen për të. Më tej, Vasili deklaron se shqiptarët do ia dalin me shpresë dhe optimizëm.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

S’duhet te humbim kurrsesi optimizmin dhe shpresen.(VIDEO).

Karnavali i fandaksur me mjeker te bardhe i qeverise, qe ka rrembyer sot me shume pushtet se Ramiz Alia ne vitin 1991, kerkon te vendose pushtetin e Ajatollaheve ne vend te pushtetit te Merkelit.

 

Ndaj tregon arkivolet e Iranit dhe nuk tregon 50 mije testimet ne dite te Gjermanise. Ky shqiptaret i tradhetoi ne diten me te veshtire dhe askush nuk ja harron kurre sepse nuk kurseu as shendetin e tyre per karrigen e tij.

Tani as FB Tëiter Istagram dhe ERTV nuk ja shlyejne dot kete tradheti dhe sa me shume te shkruaje e te flase aq me shume do thellohet ne faj.

Nuk do te sakrikohen as Shqiperia as shqiptaret per te.

Me shprese dhe optimizem do t’ja dalim!

Login to post comments