A është Koronavirusi një luftë biologjike?
Kjo është pyetja që trajton në postimin e sotëm mjeku Kastriot Boriçi, i cili përmes videove të postuara në Facebook-un e trajton pandeminë ndryshe nga të tjerët.
Sipas mjekut, në historinë e njerëzimit nuk është hera e parë që sëmundje apo epidemi të ndryshme përdoren nga shtete të ndryshme për arsye politike, ekonomike etj.
"Lufta e parë biologjike që bota ka njohur shënon vitin 1320", shprehet Boriçi, i cili flet për murtajën që ashtu si COVID-19 nisi në Kinë e më pas u përhap edhe në Europë.
Kjo pandemi pati shifra të frikshme viktimash duke vrarë 1/4 e popullsisë europiane.
Doktori flet në videon e tij edhe për mënyrën se si zbuluesit e kontinenteve të reja shkaktuan vdekjen e miliona personave si pasojë e përhapjes së një virusi.
Mos e humbisni videon e mëposhtme: