Riatdhesimi i mohuar është krim i mirëfilltë kundër njerëzimit!

Premte, 03 Prill 2020 23:02
Nga Sali Berisha - 
 
 

Në të drejtën penale ndërkombëtare, në rezolutat e OKB, Komisionit të saj për të Drejtat e Njeriut, Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare, riatdhesimi i mohuar (denied repatration) përbën krim kundër njerëzimit.

Duke iu mohuar riatdhesimin dhjetëra mijëra shqiptarëve që mbetën jashtë vendit për shkak të mbylljes së papritur të kufirit me akuzën e padëgjuar, mesjetare e terroriste se jeni “bomba” virale, narkoshteti shqiptar me në krye Edvin Kristaq Xhelatin, po kryen ndaj grupit të shtetasve të mësipërm shqiptarë, një krim të rëndë kundër njerëzimit.

Po rikujtoj se këto të fundit janë krime, që kryhen në kohë lufte, por edhe paqe.

 

Për definicion, si të tilla konsiderohen “disa akte që kryhen me qëllim si pjesë e një sulmi (fizik ose jo fizik, shënim i imi bazuar në komentarin zyrtar) të përhapur apo sistematik, kundër çdo civili ose një pjese të identifikueshme të popullatës civile”.

Në rastin konkret, vuajtjet e shkaktuara shtetasve shqiptarë me mohimin e riatdhesimit të tyre pas mbylljes së kufijve, nën akuzën terroriste të padëgjuar në histori “se jeni bombë” dhe pretekstin se Vuçiç më tha se “riatdhesova 400 mije serbë dhe i bëra gropën vendit tim”, lënia e tyre, burra, gra, fëmijë, të moshuar, të sëmurë në vende të huaja pa kurrfarë mbështetjeje, në mëshirën e fatit, urisë, sëmundjeve, rraskapitjes, pa strehë, ushqim, ilaçe dhe terrori të madh psikologjik, si pjesë përbërëse e një politike gjakftohtë qeveritare, përbëjnë një agresion, një persekutim të rëndë dhe krim kundër njerëzimit i kryer me vetëdije të plotë nga narkoqeveria shqiptare.

Mohimi i riatdhesimit të tyre me pretekstin apo akuzën e padëgjuar që nga Mesjeta, se jeni njerëz bombë në rrafshin bilogjik për shkak se mund të jeni të infektuar, në vend të riatdhesimit dhe vendosjes së tyre në karantinë, thyen çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ky akt makabër është i barabartë me krimet kundër njerëzimit që kryente Adolf Hitleri në emër te eugenikës dhe mbrojtjes së racës ariane apo Enver Hoxha me eugenikën e tij klasore apo klika e Phenianit me mohimin e riatdhesimit të shtetasve të vet, dërguar si punëtor në Japoni (shih rezolutën e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB ) apo klika e Myanmarit me mohimin, për motive fetare të riatdhesimit të Rohingya, shtetasve të saj.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë krim kundër njerëzimit që narkoshteti i Tiranës po kryen në mes të Europës, i bëj thirrje OKB, Komisionit të të Drejtave të Njeriut të kësaj organizate, të ndërhyjë me urgjencë dhe të vendosë të gjitha sanksionet ndaj narkoshtetit të Edvin Kristaq Xhelatit, që njëlloj si etërit e tij mizorë ju mohon riathesimin shtetasve shqiptarë që u ndodhën jashtë vendit në momentin e mbylljes së kufijve.

Gjithashtu, iu bëj thirrje familjarëve të shtetasve që u është mohuar riatdhesimi si dhe vet këtyre të fundit, që bazuar në nenin 7 të statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare të OKB, pika “h” rreshti 4 “ose me bazë tjetër (or other grounds .....) dhe ose pika “k” (shih më poshtë) “të tjera akte çnjerëzore.... të një karakteri të ngjashëm ..”, me urgjencë të mbledhin faktet dhe dokumentet e domosdoshme dhe të ngrenë padi pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për ndëshkimin për krime kundër njerëzimit ndaj Edvin Kristaq Xhelatit, i cili personalisht në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit dhe ligjit ndërkombëtar u ka mohuar riatdhesimin dhjetëra mijëra shtetasve shqiptarë dhe lënë ata në kalvarin e një vuajtjeje të paimagjinueshme vetëm e vetëm se njeriut, që iu citon shqiptarëve imamin terrorist Anwar al-Awalaki ata i duken si bomba biologjike.

Statutit te Romes icc-cpi.int Rome Statute of the International Criminal Court

Neni. 7.

h. Persecution against any identifiable group or collectivity on political, racial, national, ethnic, cultural, religious, gender as defined in paragraph 3, or other grounds that are universally recognized as impermissible under international law, in connection with any act referred to in this paragraph or any crime within the jurisdiction of the Court;

k. Other inhumane acts of a similar character intentionally causing great suffering, or serious injury to body or to mental or physical health.

icc-cpi.int Rome Statute of the International Criminal Court

Login to post comments