“Nuk konfirmohen raste të reja”, lajm i mirë vjen nga Lezha: Shërohen 3 persona, mes tyre kryeinfermierja e sanitarja

E Enjte, 09 Prill 2020 10:39

Spitali Rajonal i Lezhës informon qytetarët se në këtë institutcion nuk konfirmohen raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, në njoftimin e spitalit thuhet se janë shëruar 3 persona që ishin me Covid-19, mes tyre edhe kryeinfermierja e sanitarja.
Postimi i Spitalit Rajonal të Lezhës:
Lajm i mirë 🌟
✅ Testimet e ditëve të fundit konfirmojnë shërimin e 3 rasteve të para të prekura nga COVID-19 në Lezhë. Mes tyre edhe infermierja dhe punonjësja e shërbimit mjedisor të spitalit tonë.
✅ Nuk konfirmohen raste të reja në testimet e realizuara.
❗️Duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, bëjmë thirrje të vazhdojmë të respektojmë me përpikmëri rekomandimet mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social.
🔜 Me përgjegjësi dhe solidaritet së bashku drejt fitores!

Login to post comments