‘Mjaftojnë ambulancat nuk duhen tanket’, eksperti: Njerëzimi kaloi murtajën që vrau gjysmën e popullsisë

Premte, 10 Prill 2020 09:14

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, i cili është kthyer nga Gjermania për të dhënë ndihmën e tij në Shqipëri, shprehet se ka ardhur momenti që në Shqipëri situata të shkojë drejt normalitetit.

Përmes një statusi në Facebook, Dasho shprehet se duhet tiu jepet fund masave ekstreme, dhe duhet të nisi, gradualisht që të hapemi, pa qenë e nevojshme, që të përdoren tanket nëpër rrugë.
Postimi i Dashos:

Pas më shumë se tre muaj përballje me epideminë COVID, duket se ka ardhur koha për normalitet.

Natyrisht, jo normalitet të pakontrolluar, por normalitet ku qytetarët të kenë një jetë të kujdesshme por pa kufizime ekstreme.

Ku personat që janë më vunerabël se të tjerët, ruajnë veten më shumë dhe ku të gjithë zbatojmë ato masa që tashmë i njohim.

Ku ata që kanë temperaturë 38 dhe pak kollë nuk mendojnë se ka ardhur fundi i botës por pijnë një çaj dhe qëndrojnë pushim shtrati.

Ku pacienti nuk mendon t’i telefonojë 127 para se t’i telefonojë apo dërgojë mesazh mjekut të familjes.
Ku qytetari i thjeshtë nuk informohet çdo ditë, nga 24 orë mbi numrin e të sëmurëve apo të vdekurve nga Amerika deri në Kiribati. Ku qytetari nuk ndjek ç’po bëhet me vaksinën dhe provat klinike. Ku njerëzit nuk futen në ankth nga teoritë konspirative deri aty sa të kenë frikë nga teknologjia 5G.

Ku situata nuk quhet luftë, katastrofë, hata, etj. por sëmundje. Një sëmundje më e rrezikshme se virozat e tjera të stinës, por jo hata. Njerëzimi kaloi murtajën që vrau gjysmën e popullsisë së botës, linë që vriste 30% të personave të prekur, SARS 10%, MERS 30%… Do të kalojë edhe një epidemi që vret rreth 0.5%.

Ku nuk vazhdojmë të qëndrojmë të mbyllur, por mësojmë nga vendet që po i kthehen normalitetit. Ngadalë, me kujdes, duke marrë masa paralele, duke qëndruar në gadishmëri për t’ju rikthyer masave (po të jetë e nevojshme, por pa teprime). Ku masat inteligjente i zënë vendin izolimit dhe kufizimeve ekstreme.

Ku spitalet nuk marrin emra të çuditshëm COVID 1 e 2 por vazhdojnë të mbajnë emrat e nderuar Nënë Tereza dhe Shefqet Ndroqi dhe ku barra e përballimit të sëmundjes nuk ngelet mbi një grusht kolegësh në spitalin infektiv. Si në çdo epidemi virozash të stinës, nga infermierja në fshatin më të largët, deri tek Drejtoresha e ISHP- së duhet të merren me sëmundjen dhe kaq mjafton. Mjaftojnë ambulancat dhe nuk kanë ç’duhen tanket.
Ku njerëzit i kthehen punës dhe jetës, me kujdes dhe të mbrojtur nga masat inteligjente që duhet të marrin mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik.

Duke uruar miqtë që festojnë Pashkët, t’i kalojnë ato gëzuar, uroj edhe të jenë këto ditët e fundit në shtetrrethim!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...