Kjo fundjavë do të jetë e fundit ku gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi nga sot ora 13:00 deri të hënën në 05.00.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të hënën do të publikohen masat e reja lehtësuese ku fasha orare do të zgjatet deri 17:30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.
Gjithashtu, Rama ka bërë të ditur se në javën e ardhshme, gjithmonë nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura.
“Në kushtet kur mund të shohim me optimizëm të arsyeshëm fundin e muajit maj si një dalje nga kjo fazë e parë përballjeje të gjithanshme me armikun e padukshëm, ku një pjesë e madhe e aktivitetin ekonomik mund të rikthehet në një normalitet të ri dhe shumë kush mund të rikthehet në punë, me rregulla të mirëpërcaktuara natyrisht”, ka theksuar Rama.
Përjashtim bëjnë Policia, Ushtria, media, shërbimet delivery, shërbimet kritike shtetërore apo transporti i mallrave