“Njëri ishte me të zeza, tjetri e gjurmonte me vrap”- gruaja e plagosur në Tiranë rrëfen tmerrin: Djalit i ra pistoleta, u kthye ta kapte dhe pastaj…

Saturday, 11 Prill 2020 10:44

Gruaja qe mbeti e plagosur dje në Tiranë, gjatë përplasjes me armë mes efektivit të Shqiponjave dhe të shumëkërkuarit Orgest Bilbili ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Gruaja me inicialet M.P., ka treguar për News 24 se ishte duke kaluar rastësisht ne këmbë në vendin ku ndodhi ngjarja, pasi kishte dalë për të bërë pazar dhe sapo ka dëgjuar të shtëna në ajër ka tentuar të fshihet, por në atë moment është penguar me një zotëri dhe është qëlluar.

Çfarë po bënit kur ndodhi ngjarja?

Kisha dalë nga shtëpia, se kisha orarin për të bërë pazarin, për të blerë ushqimet e shtëpisë, se kam dy pleq në shtëpi. Isha duke mbajtur radhën, se kishte radhë market. Në momentet kur po prisja jashtë, nga cepi i marketit, te një rrugicë, u dëgjua një si kapsollë dhe s’i vura veshin, se nuk ma mori mendja të ndodhte diçka e tillë në mes të ditës. Në momentin që pashë se dolën nga rrugica dy vetë, njëri me të zeza, tjetri nga pas që gjurmonte me vrap, u vura në siklet dhe u mundova të futesha te dyqani, por nuk futesha dot, se kishte shumë njerëz. E dija se aty isha më afër dhe do më kapte më keq. Mu ngjitur me marketin është një mur i vogël dhe thashë të fshihem aty, se mbase s’më kap. Në ato momente, djalit i bie pistoleta në tokë, unë ktheva kurrizin dhe u pengova me një zotëri, kur më qëlloi, por nuk e pashë kush më qëlloi.

Sa plumba keni marrë?
Një e kam te këmba, që ka dhe gjakderdhje, te këmba mbrapa kofshës, një edhe pas krahut, që thonë është qorr, ka kaluar shkarazi. Ndërsa në këmbë më thonë që vijon të jetë plumbi. Unë kam shumë dhimbje, jam e shqetësuar. Mjekët thonë se nëse plumbi ikën nga aty, ka burim infeksioni. Se në momentin që është future plumbi, ka djegur gjithçka, mishin, se isha afër.

Keni pasur ndonjë ndërhyrje?

Jo. Më thanë që nuk duhet të bëj operacion. Infermieri që ka ardhur tani më tha që do shohim nesër, do bëjnë ekzaminime të tjera.

Sa i përket ngjarjes, humbët ndjenjat?

Jo, nuk i ndjenjat për asnjë sekondë. As vetë se di si mu gjet mendja që dhashë edhe numrin e telefonit që të lajmëronin të shtëpisë sime, dhe erdhi menjëherë mamaja, se babanë e kam pa qejf.

Kush iu çoi në spital?

Më duket policët, njëri i jepte shumë shpejt makinës, se unë kisha shumë dhimbje.

Keni pas probleme me shëndetin?

Dhimbjet e këmbës pa fund, gjë tjetër jo. Krahu jo shumë.

Kur do iu fusin në operacion?

Nuk e di, mos t’i akuzoj kot mjekët, nuk kanë thënë gjë. Unë pashë edhe vetë diçka, kur po më bënin grafi, besoj se plumbi nuk do të ketë kapur kockën, do jetë te tuli. Kam shumë dhimbje, nuk rri dot.

Kush është me juve?

Mamaja. Babin e kam lënë në shtëpi se s’dua të mërzitet, pasi është sëmurë. Babi e ka marrë vesh, por nuk i kam thënë në çfarë gjendjeje jam.

Kur u plagosët dëgjuat disa të shtëna më parë?

Njëherë në ajër dëgjova dhe u fsheha. U përpoqa të fshihesha dhe pastaj aq, nuk mbaj mend asnjë gjë.

Jua drejtoj armën në ndonjë moment personi me të zeza?

Ktheva kurrizin për t’u fshehur dhe më pas u pengova me atë zotërinë.

Keni dy plumba në trup, fatmirësisht njeri ju ka dalë. Sa i përket plumbit që keni në këmbë çfarë ju kanë thënë mjekët në lidhje me dëmtimin?

Duhet të shohim ecurinë se si do të shkojë. Nuk duhet ta heqin se mund të ketë përkeqësime më thanë sot, por nesër do vijnë dhe do ta shohin, edhe do më japin atë pjesën përfundimtare se çfarë do të ndodhë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...