Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë 16 fëmijë në Shqipëri të prekur nga koronavirusi, por asnjëri prej tyre nuk ka pasur nevojë të shtrohet në spital.
Zv. Mira Rakacolli tha për mediat se “deri tani janë 16 fëmijë të prekur nga koronavirusi por fatmirësisht asnjëri nga ata nuk ka pasur nevojë asnjëherë për kujdes spitalor dhe janë në gjendje shumë të mirë”.
Po ashtu, “deri tani nuk ka asnjë grua shtatzënë me COVID-19 që të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj”.
Kujtojmë këtu se pak më herët, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se në 24 orët e fundit kanë 34 foshnja vetëm në Tiranë dhe gjatë gjithë periudhës së epidemisë, 1470.
Në asnjërin prej këtyre rasteve, nuk ka pasur gra të prekura nga COVID-19.