Japonia do të ndihmojë Shqipërinë me ilaçin që lufton COVID-19

Saturday, 11 Prill 2020 13:18

Nëpërmjet ambasadorit të Japonisë në Tiranë Makoto Ito, ka ardhur lajmi i mirë se Japonia do t’i dhurojë Shqipërisë ilaçin që ajo ka gjetur për përdorimin kundër koronavirusit. Sipas ambasadorit vendi ynë është në listën e 20 shteteve që janë përygjedhur për këtë ndihmë specifike nga Japonia.
Ambasadori Ito tha gjithashtu se po bashkëpunohet dhe është në diskutime me qeverinë shqiptare, për të siguruar këtë ilaç edhe për Shqipërinë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).
“Qeveria jonë ka vendosur që t’i sigurojë falas ilaçin “Avigan” në më shumë se 20 vendeve që duan të përdorin këtë medikament antigripal për të trajtuar pacientët me koronavirus ndërkohë që provat klinike vazhdojnë. Shqipëria është një ndër ato 20 vende të cilat do ta marrin këtë ilaç”, tha ambasadori.
Ilaçi tregtohet nën emrin komercial Avigan, me emërtimin shkencor Faripiravir, dhe konsiderohet si një mjet antivirus farmaceutik, që po përdoret kundër formave të reja të viruseve gripale, të panjohura më parë. Nisur nga suksesi që ka pasur në mposhtjen e kësaj sëmundje, edhe Italia e futi pjesë e protokollit shëndetësor në trajtimin e të sëmurëve të prekur nga Covid-19.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...