Ndihma 1.2 milionë dollarë për Shqipërinë, ambasada e SHBA: Do të jenë për pajisje laboratorike, stafin shëndetësor dhe gjurmimin e rasteve

Premte, 17 Prill 2020 20:13

Ambasada e SHBA ka reaguar për ndihmën 1.2 milionë dollarë për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Ajo bën me dije se këto fonde do të shkojnë për pajisje laboratorike, zbulimin dhe gjurmimin e rasteve, përgatitjen e stafit laboratorik, përmirësimi i komunikimit të rreziqeve.

Me këtë fond SHBA tashmë ka investuar në 20 vite 51.8 milionë dollarë vetëm në shëndetësi kurse në total 693 milionë dollarë si ndihma.

 

STATUSI I AMBASADËS SË SHBA

🇦🇱 | Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19. Këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale.

🇺🇸 | The United States Government, through USAID/Albania, has committed additional funding to Albania to support the country’s response to the #COVID19 outbreak. These funds ëill continue to prepare laboratory systems, activate case-finding and event-based surveillance, support technical experts for response and preparedness, bolster risk communication, and more. Over the last 20 years, the United States has invested more than $51.8 million in health assistance for Albania, and more than $693 million in total assistance. – U.S. Department of State

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...