Analiza/Politika e testimeve të “ekspertëve”, kundër masave represive të Ramës

Premte, 17 Prill 2020 20:18

Politika e “ekspertëve” të qeverisë për testime minimale mund të mbajë mbi vete një risk të madh. Ajo rrezikon të fshehë gjendjen reale të të infektuarve me Covid 19 në vend. Disa raste episodike që natyrisht nuk përbëjnë statistikë, të bëjnë të ngresh dyshime se shifrat që i raportohen publikut janë shumë larg asaj që ndodh në terren.

 

Dy qytetarë përplasen me makinë, plagosen, shkojnë në spital dhe rezultojnë të infektuar. Një pacien shtrohet me urgjencë për arsye të tjera dhe del me Covid 19. Një kontroll rutinë në Aranitas të Mallakastrës, nxjerr positive një infermiere. Kryeopozitari Basha denoncon vatër infeksioni në një një fasoneri në  Fushë Krujë, ministrja e shëndetësisë e mohon pastaj del e vërtetë.

Natyrisht askush nuk ka fakte apo të dhëna se qeveria ka një politikë të fshehjes së rasteve ashtu sikurse ndodhi në fillim të pandemisë në Huan të Kinës. Prandaj akuzat e opozitës tani për tani mbeten vetëm një hipotezë e pa vërtetueshme.

Por ama rastet e përmenduar më sipër, që vijnë si pasojë e politikës kurnace të testimeve ngrenë pikpyetjen se mos ne nuk dimë gjendjen reale të përhapjes së pandemisë.

Dhe këtu çështja nuk është vetëm propagandistike. Ajo përbën një rrezik real. Sepse duke shpallur se kemi gjithsej 500 persona të infektuar, duke i shumëzuar aata me një koifiçent 10 ose 15 (numri maksimal të të prekurve për çdo person të gjetur) i bie që gjithësje nga virusi në Shqipëri të jenë prekur 5 mijë deri në 7 mijë vetë.

Dhe kjo është një shifër tepër e vogël që popullësia të ndihet e kërcënuar nga sëmundja. Kto shifra të tkurrura rrezikojnë të ngjallin ndjenjën e nënvleftësimit të rrezikut në popullatën e gjërë duke bërë që edhe vigjilenca ndaj masave shtrënguese të dobësohet.

Pra “politika e ekspertëve” me pak testime dhe me numër të vogël zyrtar të infektuarish bie kryekëput ndesh me masat repressive të qeverisë me burgime, ushtri në rrugë dhe shtet rrethim. E para e dëmton rëndshëm të dytën.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...