FOTO/ Tentohet të digjet Tyrbeja dhe mezari i Baba Jonuz Gjiririt

Saturday, 18 Prill 2020 17:13

Dervish Mikeli me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në fshatin Krahës të Tepelenës.

Në këtë fshat, disa persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të djegin tyrben dhe mezarin e Baba Jonuz Gjiritit. Mikeli shprehet se ky veprim është tejet i rëndë dhe bie në kundërshtim me cdo parim të islamit, fe që predikon paqen e tolerancën.

Postimi i Dervish Mikelit:
E drejta jote e ka kufirin aty ku shkelet kufiri i te drejtes time .Dje ne dat 17,4,2020, disa injorant qe nuk kane fe tentuan te digjnin Tyrben dhe Mezarin e Baba Jonuz Gjiritit ne fshatin Krahes te Tepelenes. I bejme thirrje institucioneve te shtetit te vene dore e te hetojne per kete ngjarje e cila eshte ne dem te komunitetit dhe prishjes se harmonise, nje vlere kjo e rralle dhe shembull per mbare boten. Kjo ngjarje sipas mendimit tim nuk ka te beje thjesht me djegjen e ketij objekti kulti por fsheh ne brendesine e saj nje sere problemesh te demshme te cilat jane si me poshte:

 

1.Prishja e harmonise

2.Dhunimi i te drejtes

3.Urrejtje e objekteve te kultit

4.Radikalizem

5.Prishje e objektit te vendprehjes

6.Cenim banese etj.

Zoti ne Kuranin Famelarte thote: Ne Fe nuk ka dhune ,eshte ndare e verteta nga e pa verteta .Ata qe ne emer te ‘Zotit’ dhunojne, djegin, vrasin e terrorizojne nuk kane vend ne Meshiren e Krijuesit te gjithesise .Profeti Muhamed Paqja e Zotit qofte mbi Te ka thene: Nje fetar i prishur prish nje mije te tjere, prane ketyre mos rrini se prishet bota. Zot mbaju doren te prishurve qe nuk dine te ndreqin.

Image

 
 

 

Login to post comments