Me biçikletë nga Italia në Shqipëri/ Shqiptari në ankth prej Koronavirusit merr vendimin e çmendur, por...

Saturday, 18 Prill 2020 16:41

Në një gjendje ankthi të rënduar për shkak të izolimit të gjatë si pasojë e Koronavirusit ka bërë që një 33-vjeçar shqiptar në Itali të ndërmerrte një veprim që shumëpak do e mendonte.

“Dua të kthehem në Shqipëri”. Këto ishin fjalët e shqiptarit të ndaluar nga një patrullë e policisë teksa lëvizte me biçikletë në autostradën A27.

Sipas asaj që shkruan "Il Messaggero", ishte një skenë në prag të surreales që nuk ka kaluar pa u vënë re nga shoferët e mjeteve që njoftuan policinë.

Ai rrezikohej seriozisht prej trafikut të makinave në autostradë dhe ndërhyrja në kohën e duhur shmangi një tragjedi të mundshme.

Sipas medias italiane, shqiptari 33-vjeçar, me banim në Marca, ishte shtruar në spital në Ca ‘Foncello për shkak se vuante nga problemet me ankthin shkaktuar prej izolimit të gjatë. Në momentin e ndalimit ai mbante ende në kyçin e dorës byzylykun e spitalit me emrin dhe datën dhe shtrimit.

Në momentin e ndalimit 33-vjeçari ishte në gjendje psikologjike të rëndë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur një gjobë shumë të lartë: 42 euro për hyrje të paligjshme në autostradë (biçikletat nuk lejohen) dhe 533.33 euro për mosrespektim të dekretit  të lëshuar nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit.

https://www.ilmessaggero.it/italia/coronavirus_treviso_venezia_autostrada_ciclista_fermato_diretto_albania_multa_news-5178123.html

Login to post comments