U infektua nga infermierja, ndërron jetë në Infektiv 69 vjeçari nga Shkodra

Saturday, 18 Prill 2020 17:44

Një burrë nga Shkodra mësohet se ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Spitalin Infektiv.
A ishte shtruar disa ditë më parë në spital për shkak të koronavirusit.

Pacienti mësohet se kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
69 vjeçari ishte infektuar në spitalin e Shkodrës nga infermierja. 

Ai u soll në Tiranë bashkë me disa pacientë të tjerë që ishin infektuar po në të njëjtën mënyrë disa ditë më parë.
Ndërkohë që pritet reagimi i spitalit nëse do ta kategorizojë si viktimë të COVID-19. 

 
Login to post comments