Koronavirusi/ Kthehen në Shqipëri 30 të riatdhesuarit e parë nga Stambolli

Saturday, 18 Prill 2020 18:05

Aeroporti i Rinasin hapi dyert këtë të Shtunë për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë kufijve për shkak të Koronavirusit. Fluturimet e para kanë nisur nga Roma dhe Stambolli drejt Shqipërisë.

30 udhëtarët e parë që janë riatdhesuar nga Stambolli kanë mbërritur në Rinas dhe janë karantinuar në një nga hotelet e Durrësit. Mes tyre janë 25 studentë, të cilët do të karantinohen për 14 ditë

Përpos akomodimit dhe ushqimit, është vendosur një staf mjekësor për të bërë kontrollet e nevojshme dhe për të ndjekur gjendjen e qytetarëve të ardhur nga Stambolli.

Në po të njëjtin hotel do të akomodohen 120 udhëtarë që do të kthehen nga Roma. 

Të gjithë të riatdhesuarit paguajnë biletën e udhëtimit dhe 7 euro në ditë për ushqimin ndërsa qeveria ka vendosur të mbulojë shpenzimet e fjetjes në hotelet e përcaktuara për karantinimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...