Gazetarja siguron raportin sekret/ Arrestimi i Orgest Bilbili, në banesën me qira iu gjet një stemë policie, pasi u plagos theu telefonin

Saturday, 18 Prill 2020 18:06

Gazetarja e ‘News24’ Klodiana Lala ka siguruar raportin sekret të policisë, që çoi në arrestimin e një personazhi shumë të kërkuar, Orges Bilbili.

Ky i fundit u arrestua më 11 prill afër Xhamllikut. Gazetarja Lala, teksa tregoi detaje nga ajo ngjarje pohon se në raport thuhet se 30-vjeçari Orgest Bilbili, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes. Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes 30-vjeçari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë. Ndaj i gjendur në këtë situatë, polici e qëlloi me armë në këmbë, ndërkohë që e plagosur mbeti aksidentalisht dhe një vajzë që po kalonte në rrugë.

Gazetarja Klodiana Lala tha për moderatoren Nisida Tufa se në banesën që Bilbili kishte marrë me qira një muaj më parë (në emër të një personi tjetër) është gjetur një stemë policie si dhe shuma prej 900 eurosh, si dhe disa telefona celularë. Mes të tjerash Lala tha se gjatë momentit kur u plagos dhe teksa polici tentonte t’i vinte prangat, Bilbili theu telefonin e tij, ndërsa ende nuk janë rikuperuar informacionet brenda celularit.
vijon…

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...