Fasoneria e Krujës duket se është kthyer në një ‘makineri’ që prodhon të infektuar me koronavirus. Mesohet se pasditen e sotme janë kryer sërish 8 teste për disa nga punonjëset e fabrikës, për të cilave 6 kanë dalë pozitive.
Menjëherë ka filluar hetimi edhe për kontaktet e afërta të zonjave që punonin në fabrikë, të cilat pa e ditur mund të kenë infektuar edhe të afërmit e tyre.