Basha: Ekonomia po fundoset, qeveria po ngop shqiptarët me lugë bosh

Hënë, 20 Prill 2020 19:41

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një lidhje direkte për emisionin “Ora 19:00” në Syri TV, është shprehur se, Aministia Fiskale e njoftuar sot nga qeveria është një ide e vjetër.

Sipas tij, këto janë hapa që qeveria i ndërmerr nga Facebook-u, ndërsa qytetarët vazhdojnë të jenë në mëshirën e fatit.

 

“Hapa që merren nga Facebooku por që kurrë nuk arrijnë te qytetarët. 5 javë pas nisjes së karantinës janë të gjithë të braktisur dhe të lënë në baltë, ndërsa qeveria vazhdon të ngopë me lugë bosh. Rama ka një besueshmëri shumë të lartë kur flet për krimin dhe drogën, gjë që e tregon edhe tërheqja nga padia ndaj Bild. Janë dhjetëra të infektuar në orët e fundit nga fasoneritë që vazhdojnë të jenë të hapura. Qeveria nuk ka asnjë plan dhe strategji për nxjerren e e vendit nga kriza. Ekonomia po fundoset, ndërsa qytetarët nuk kanë marrë asnjë kacidhe”, u shpreh Basha.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...