454 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të shëruarve

Hënë, 20 Prill 2020 21:03

454 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit. Të dhënat janë publikuar nga Mbrojtja Civile italiane. 21 viktima më shumë se një ditë më parë janë regjistruar ditën e sotme.

24 114 është numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga virusi vdekjeprurës në Itali. 2 256 është numri i rasteve të reja me koronavirus të konfirmuar ditën e sotme, 791 raste më pak se një ditë më parë.

Prej disa ditësh, Italia ka mbajtur një kurbë në ulje të të vdekurve nga virusi, pavarësisht nga luhatjet ditore. Një tjetër lajm i mirë është rritja e numrit të të shëruarve. Gjatë orëve të fundit janë shëruar 1822 pacientë me COVID-19, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 48 877 persona.

181 228 është numri i të prekurve me virusin e rrezikshëm në Itali.

Login to post comments