Berisha: Jam kundër mbylljes që Rama u ka bërë shqiptarëve, krim vjedhja e maskave

Hënë, 20 Prill 2020 23:01

Ish-kryeministri Berisha ka folur në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv edhe për tenderat korruptivë që krijon qeveria Rama, ndërkohë që e ka cilësuar regjim policesk mënyrën se si Rama po mbyll shqiptarët.

‘Unë jam për karantinë. Por shiko se çfarë ndodh. Këtu nuk përdoret maska, po mbyllja. Ky është krim. Çdo njeri që ka nevojë të dalë me maskë dhe të ruajë distancën sociale, ka një rrezik fare minimal.

 
 

Këtu që në krye të herës u mallkua maska. E kam thënë dhjetra herë që më datë 7 shkurt dhe sot e kësaj dite si në asnjë vend tjetër, maska nuk ekziston. E përdori Edi Rama për të vjedhur me ndrikullën e Shëndetësisë,

 

U paraqitën dokumente me maska që shiten 240 lekë apo 300 lekë në farmaci, që blihen nga Edi Rama dhe zëdhënesja e tij në një kompani private me shumicë me 8 mijë lekë.

 

Një lukuni që ndan para mbi të sëmurët.

Dhe masat për popullatën, në çdo vend të botës janë kthyer në kryesorja, maskë dhe teste. Ky ka zgjedhur formën policeske të trajtimit të epidemisë, më ç’njerëzore, por kjo nuk mbron.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...