Qeveria Rama në mënyrë të paprecedentë është tërhequr nga Konventa e të Drejtave të Njeriut, kjo pas vërejtjes që Këshilli i Evropës i bëri për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Ish-kryeministri Berisha, e ka cilësuar këtë akt në Çim Peka Live si të rëndë.
‘Qeveria shqiptare kryen aktin më të rëndë në Shqipërinë e 30 viteve të fundit dhe po tërhiqet sepse me aktet që ka bërë ajo është e vetmja qeveria që është ndëshkuar nga Këshilli i Evropëës.
Po tërhiqet sepse ka planifikuar kanabizimin e vendit.
Po tërhiqet se ka shkelur çdo standard të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, në trajtimin brenda rregullave të pandemisë.
Ky lajm përban një kushtrim për shqiptarët të dalin në rrugë.
Nëse humbasin edhe Konventën, do vuajnë çmimin më të lartë në liritë e tyre.
Forcat politike duhet të ngrihen me të gjithë potencën e tyre
Kjo përbën një gjëmë të vërtetë për Shqipërinë.
Me këtë Edi Rama heq çdo lloj maske.
Është sulur ti poshtrojë shqiptarët. Ky është kthyer sot në baba, demon, xhebrail’