Disa muaj më parë raporti i KLSH konstatoi si shkelje faktin se qeveria Shqiptare ka autorizuar përmes një procedure sekrete, konkretisht një vendimi sekret të qeverisë, VKM nr. 115 datë 23.02.2018, Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme që të hynte në tratativa për lidhjen e një kontrate mes shetit shqiptar dhe APCO WorldWIde.
Arsyet se pse është përdorur sigla ‘sekret shtetëror’ për këtë VKM po ashtu mbahen sekret.
APCO njihet si një kompani PR me lidhje të ngushta dhe të forta me disa eksponentë mediatikë dhe politikë në SHBA. Ndër klientët e saj ka edhe figura të njohura si autokratë, Nursultan Nazarbajev (një nga klientët e mikut të Ramës, Blair).
Kompania APCO është përdorur si trampolinë jo vetëm për të rregulluar imazhin e diktatorëve apo autokratëve por edhe për të nxirë imazhin e rivalëve të tyre. Lidhjet e saj të fuqishme me media perëndimore dhe politikanë të nivelit të lartë e ka kthyer këtë kompani në klient të preferuar të shumë regjimeve.
Po çfarë fshihet pas VKM-së sekrete që ka i ka kushtuar buxhetit të shtetit 720 mijë Euro ose ndryshe afwrsisht 900 milionë lekë?
Qeveria shqiptare, që nuk njihet për transparencën e saj kur vjen fjala as për fondet e institucioneve ndërkombëtare, ka aplikuar formulën ‘Sekret’ në këtë vendim.
Burime brenda ministrisë bëjnë me dije se kjo kontratë ka lidhje me sulmet e vazhdueshme që janë porositur kundër kryetarit të PD-së në mediat e huaja. Më konkretisht kompania është e angazhuar që përmes një kontrate lobimi të miratuar në fshehtësi, të sulmojë edhe liderin e opozitës.
Padyshim, që lobimi politik është i lejuar për forcat politike, por partia në pushtet nuk mund të përdorë për këtë qëllim, paratë publike që qeveria ka në dispozicion. Së dyti këto para publike nuk mund të përdoren për të sulmuar opozitën.
Ndërsa Edi Rama flet për një gjoja paqe me opozitën, sulmet e tij karshi kryetarit të Opozitës vijojnë të sponsorizohen me lekët e buxhetit të shtetit. Për një kohë të gjatë shefi i opozitës dhe PD janë gjendur nën një mori sulmesh dhe akuzash. Shkrime të ndryshme në mediat ndërkombëtare në dukje të pasponsorizuara kanë ngritur aludime dhe gjithëfarësoj interpretimesh për të sulmuar besueshmërinë e kryetarit të opozitës.
Ky skandal tregon se përkundër fjalëve që hedh herë pas here për konsum, Edi Rama ka investuar miliona lekë të taksave të shqiptarëve, madje edhe në thyerje të ligjit për të sulmuar kundërshtarin e tij politik.
Sulmet e paguara kundër kryetarit të opozitës kanë qenë një praktikë e zakonshme e mazhorancës. Disa muaj më parë ajo u përpoq që përmes një shkrimi të blerë në BILD të njolloste kryetarin e opozitës. Ky shkrim u tërhoq menjëherë nga prestigjiozja gjermane dhe evidentoi taktikat e ulëta të Edi Ramës për të sulmuar opozitën.
https://apcoworldwide.com/about/people/international-advisory-council/
https://apcoworldwide.com/case_study/ukrainian-ministry-of-finance/