Barjam Isufaj nga Ngracani në Patos, është shprehur i revoltuar për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën familja e tij ndodhet.
Deri dje ai merrej me mbledhjen dhe shitjen e hekurishteve dhe mbetjeve të riciklueshme mirëpo izolimi i ka lënë pa punë.
Barjami shprehet se qeveria nuk mendon për popullin dhe se nuk i është dhënë asnjë ndihmë gjatë gjithë këtyre javëve.
“Me ça do ushqehem unë, me 14 rrënjë ullinj? Të çoj unë çupën time në lokal atje, është 15 vjeçe, ta çoj në lokal atje është turp i madh. Jazëk i qoftë këtij k… që është këtu, që sot të iki nga qeveria, k…. e m….”, shprehet i revoltuar qytetari, ndërsa vijon më tej, se kjo është qeveria e hajdutëve.
“Kjo është qeveri e k…., kaq po them unë, a na thanë mbylluni në shtëpi, çfarë do ha unë, jam katër veta. Në kohën e Enverit isha agronom, jam marrë me kapaçka, me hekurishte, këtë sistem nuk e dua më. Ta dij që vjen Rama prapë, më mirë ha m… Këta më njohin të gjithë mua, unë kam foton e Ramës në shtëpi, dhe kur erdhi puna çfarë më dhanë, edhe dritat mi kanë prerë”, shprehet qytetari. /Faxweb